14 Mars

Kush E Frymëzoi Shkrimin? 

"I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi" 2 Timoteut 3:16

Çfarë po na mëson Pali kur thotë që “Shkrimi është i frymëzuar”? Fjala në Greqisht e përkthyer “frymëzuar” do të thotë fjalë për fjalë “e frymuar nga Perëndia”. Çfarë do të thotë “e frymuar nga Perëndia”? Për të qënë i sinqertë, është një nga pyetjet më të rëndësishme që mund të bëjmë ndonjëherë në lidhje me Shkrimin

Nuk do të thotë që Perëndia ia tregoi fjalët Palit që ai thjesht t’i shkruante. (“mbaj shënim, Pal.”) As nuk do të thotë që Perëndia ia dha Palit një ide dhe pastaj Pali e zgjeroi idenë me mendimet e tij. Por “e frymuar nga Perëndia”—i frymëzuar—do të thotë që ai dhe të gjithë autorët e tjerë të Shkrimeve, Perëndia i vendosi atyre fjalët me anë të Frymës së Shenjtë. 

Fjalët e Biblës janë Fjala e Perëndisë. 

Nëse Pali e përdori mesazhin e tij të fundit për të përgatitur Timoteun, nxënësin e tij, për të ruajtur thsarin, Fjalën e Perëndisë, atëherë cilat janë zbatimet për ty dhe mua si ndjekës të Perëndisë? Si duhet të mendojmë për Biblën? Për çfarë është ajo e dobishme në jetën tonë? 

Pëshpërit një lutje:
Perëndi të falënderoj që na ke dhënë Shkrimin për të  udhëzuar dhe për të më drejtuar në jetën e përditshme. Zot, lutem që ndërsa do e lexoj më shumë, do të njohur ty më shumë. Dhe ti do të më mbushësh me fjalët e tua dhe unë do të ngopem në praninë tënde. Lutem dhe besoj në emrin tënd, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>