30 Janar

Kush thotë Bibla se është Perëndia?

“Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër; jashtë meje nuk ka Perëndi. Të kam rrethuar, ndonëse ti nuk më njihje…” Isaia 45:5

Nëse duam të rritemi në marrëdhënien tonë me Perëndinë, a nuk duhet të nisim duke zbuluar kush është Ai?

Kush thotë Ai se është? Kush është Perëndia? Si është Ai?

Nëse e gjithë Bibla mund të përshkruhet si zbulesa që Perëndia i bën Vetes ndaj njerëzimit, ne akoma nuk kemi gërvishtur mirë as sipërfaqen, apo jo? Por ne duhet të fillojmë diku dhe kudo që të fillojmë, aty do të fillojnë edhe bekimet e Perëndisë në jetën tonë.

Perëndia do që ne të dimë kush është Ai në të vërtetë. Si të Krishterë, nuk kemi nevojë që të bëjmë kurse për krahasimin e feve dhe të vlerësojmë të gjithë zotat e kësaj bote, duke i krahasuar dhe duke i vënë në kontrast me njëri – tjetrin. Nuk kemi nevojë të eksperimentojmë me secilin prej tyre që të shohim nëse ajo që ata ofrojnë është e vërtetë ose jo. Duke përdorur Biblën, kemi liri të drejtëpërdrejtë

tek i vetmi Perëndi i gjallë dhe i vërtetë!
Pëshpërit një lutje:

Zot Faleminderit që na e ke shfaqur veten në Bibël dhe ne mund të të njohim dhe të kemi marrëdhënie me ty gjithë ditët që do të jemi në këtë botë… Zot lutem që do të vazhdoj të të njoh më shumë, të marr më shumë nga fjala jote dhe të rritem më shumë në Ty… Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>