27 Janar

Pra, Kush Është Perëndia?

A e ke ngatërruar ndonjëherë identitetin e dikujt? Është kaq e sikletshme kur të shpëtojnë të gjitha ato të dhënat që ke përpara dhe pastaj hap gojën e thua gjëra për të cilat pendohesh! Të ndodh ndonjëherë të bësh ndonjë shaka për ndonjë person dhe qëllon që ai personi që ti po vë në lojë mund të jetë i afërm me atë që ti je duke ia treguar dhe kjo nuk është fare për të qeshur apo jo?

Marrëdhëniet nuk funksionojnë mirë nëse njerëzit e përfshirë nuk e njohin mirë njëri – tjetrin. Nëse duam të rritemi në Zotin, duhet të fillojmë të kuptojmë kush është Perëndia në të vërtetë. Pse ta fillojmë me identitetet? Sepse shumë nga problemet tona të të kuptuarit të jetës së Krishterë na kthejnë prapa në keqkuptimin kryesor se kush është Perëndia. Nuk duhet të jetë kështu. Perëndia na ka zbuluar çdo gjë që kemi nevojë të dimë rreth Tij—personalitetin e Tij, karakterin, dëshirat, pritshmëritë dhe parimet e Tij të përjetshme—mes dy kopertinave të librit që ne e quajmë Bibël.

A do të dish më shumë? E dija që do të thoje po! Mund ta fillosh ta lexosh Biblën dhe të kuptosh më shumë për Perëndinë!

Pëshpërit një lutje:
Zot faleminderit Perëndi që na je shfaqur dhe më ke dhënë mundësinë të të njoh nëpërmjet Fjalës tënde Perëndi. Lutem o Zot që do të të njoh më shumë dhe do ta thelloj marrëdhënien time me Ty. Zot lutem në emrin tënd të shenjtë, Amen!


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>