9 Qershor

Sipas vullnetit të tij!

Vargu i ditës: "Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson." 1 Gjonit 5:14

Kërkojmë çdo ditë gjëra që nuk jemi plotësisht të sigurt nëse janë të duhurat për ne dhe kemi sigurinë që nëse kemi këtë, do të ishte më mirë, nëse kam atë, do të bëja më shumë nëse do të kisha filan gjë, e sigurt që do të bëja namin, do të bëja gjëra të mëdha. 

Disa herë gjërat që kërkojmë fillojnë me financa më shumë, mundësi më shumë, ngritje në detyrë, një makinë më të re dhe më pas kalon në shtëpi më të madhe, makinë më të mirë se ajo që kam etj. lista është e pafundme.

Perëndia nuk është si "llampa e Aladinit" për të plotësuar kërkesat tona dhe prandaj shumë shpesh Perëndia përgjigjet me "JO!". Dhe ka raste plot që Perëndia mund të përgjigjet në këtë mënyrë, për atë gocën, për atë çunin, për atë punën që ti e do, për atë vendimin që tashmë ke marrë, për shumë e shumë gjëra...
Rasti më i mirë me këtë mund të jetë pjesa me Jezusin kur pak përpara kryqëzimit u lut që Ati ta largonte atë kupë dhmbjesh nga Ai por në të njëjtin moment që tha këtë shtoi: "Por u bëftë vullneti yt!" Dhe për shkak se u bë vullneti i Perëndisë ne morëm dhuratën e paçmueshme të shpëtimit.

Bibla thotë- Jakobi: "Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni keqas."

Prandaj është shumë e rëndësishme që të kërkojmë sipas vullnetit të Tij dhe vargu thotë që nëse kërkojmë në këtë mënyrë, kemi sigurinë që Ai do të na i plotësojë ato që kërkojmë.

Pëshpërit Një Lutje:

O Atë, faleminderit për premtimin tënd dhe sigurinë që kemi në ty, që nëse kërkojmë sipas vullnetit tënd, ti ke premtuar se do të na i plotësosh. O Perëndi, me jep mendësinë që të të njohim më shumë dhe të dorëzohemi në vullnetin tënd, në sigurinë që Ti je Ai që siguron dhe se do të na plotësosh nevojat që kemi. Besoj dhe kërkoj në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>