3 Shkurt

PËRGJEGJËSIA—Ponc Pilati Nuk Arriti Të Drejtojë

Lideri nuk mund të ecë para pa marrë përgjegjësi. Ponc Pilati, guvernatori romak i Izraelit, na jep një shembull të trishtuar të një lideri që nuk mori përgjegjësi. Kur Jezusi u praqit para tij për gjykim, ai nuk mund të gjente asgjë të keqe me Të. Megjithatë, në vend që ta gjykonte si të pafajshëm, ai iu nënshtrua presionit të turmës. Duke kuptuar se donin të ndëshkonin një njeri të pafajshëm, ai u dha atyre një zgjedhje: Barabën apo Jezusin? Kur ata zgjodhën Jezusin si njeriun më fajtor, Pilati shkoi te një legen me ujë dhe u përpoq të lante duart nga çdo përgjegjësi për vendimin e tij. Ai pretendoi se mund të shmangte përgjegjësinë e pasojave. Pilati kreu mëkatin e mosveprimit dhe u përpoq ta mbulonte me një teknikë, larjen e duarve.

Asgjë nga këto nuk i habiti judenjtë, pasi Pilati kishte një histori të një sjelljeje të tillë. Ai prirej të tërhiqej sa herë që gjërat nxeheshin. Një herë ai vendosi shqiponjën romake në tempull, duke nxitur 5000 hebrenj të marshonin në shtëpinë e tij të pushimeve për t'i kërkuar atij ta hiqte atë. Ai thirri ushtrinë dhe kërkoi që të largoheshin. Kur ata refuzuan, ai i kërcënoi se do t'ua priste kokën. Judenjtë u ulën në gjunjë, në thelb duke thënë: "Na vrit”. I tronditur nga bindjet e tyre morale, ai u tërhoq. Që nga ajo pikë e tutje, hebrenjtë e dinin se këtij njeriu i mungonte një shtyllë kurrizore dhe donte qëtë largohej nga përgjegjësia e tij si lider. Ai ilustron kompromisin moral dhe politik.

Pse "i lau duart" Pilati nga përgjegjësia?
1. Ai kishte probleme themelore (v. 22). Pilati kurrë nuk e forcoji karakterin për t'i bërë ballë opozitës. Konflikti e paralizonte atë.
2. Atij iu duk gjë koti (v. 23, 24). Ai e kuptoi se asnjë e mirë nuk do të vinte nga një vendim i duhur, kështu që pse të humbas kohë? Apatia shtohet kur e ndiejmë se veprimi duket i padobishëm.
3. Ai kishte problem me frikën (v. 24). Pilati e kishte mendjen tek mbijetesa. Nëse ai luftonte hebrenjtë, ai kishte frikë nga humbja e kontrollit, imazhit ose pozicionit. Paralajmërimi i gruas së tij ia shtoi frikën.
4. Ai kishte problem me dështimin (v. 24). Pilati e dinte se po krijohej një trazirë. Herën e fundit që ndodhi, ai nuk arriti t’ia dilte dhe hebrenjtë e luajtën bllofin e tij. Ata e dinin se ai shqetësohej më shumë për dështimin e tij si lider sesa për ta.
5. Ai kishte probleme me fokusin (v. 24). Liderat nuk mund të jenë neutralë ose pasivë ndaj vendimeve të mëdha. Pilati mori një legen dhe u përpoq të lante duart nga gjithë rrëmuja. Dhe ai për vete e mbylli me aq. 

Ana praktike, çfarë mësove nga Pilati: 
-Si reagon ti para përgjegjesive? A qëndron i njëjtë para konflikteve apo tkurresh?
-A e vlerëson çdo lloj vendimi apo të duket humbje kohe të merresh me to?
-Nëse “plas” një sherr a e ke frikën se mos humb postin si lider, frikën se mos të bie imaxhi i liderit … ?
-Nëse duhet të zgjedhësh mes reputacionit dhe te mirën e njerezve, kë do të zgjidhje?
-A iu shmangesh vendimeve të mëdha apo i trajton me lutje dhe urtësi? 

Linku ku mund te lexosh Mateun kap.27 https://www.bible.com/sq/bible/7/MAT.27.ALBB


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>