23 Dhjetor

Maria—Enë e Zgjedhur për Qëllimet e Larta të Perëndisë

Nga Luka kap.1 Maria duhej ta dinte se herët a vonë, dikush do të zgjidhej si ena e qëllimit më të lartë të Perëndisë. Ajo duhet ta ketë kuptuar se dikush do të zgjidhej për të sjellë Mesian në botë, se dikush do të ishte më e bekuar nga të gjitha gratë.
Por ajo nuk mund ta dinte që nga fillimi i kohës, Zoti e kishte vënë syrin mbi të si ai dikushi. Ai e kishte përgatitur atë për të mbartur, pastaj për të rritur, Atë që do të ishte Shpëtimtari i botës.
Kjo grua plot besim u tremb kur një engjëll i Zotit i tha asaj se kishte gjetur hir te Perëndia dhe se ajo do të lindte foshnjën Jezus. ''Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?''.
Pyetje me vend! Shkurtimisht, i dërguari u përgjigj: “Me Perëndinë, çdo gjë është e mundur. Ai të ka zgjedhur dhe të ka nderuar si atë që do të lindë Birin e Perëndisë.”
Dhe përgjigja e Marisë? ''Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate''

Mund të ketë raste kur edhe ne si drejtues pyesim: "Si mund të jetë kjo?" ose pyesin veten sesi Perëndia mund të bëjë diçka nëpërmjet nesh. Por liderat e mençur do të përgjigjen ashtu siç bëri Maria: “Unë jam shërbëtori yt! U bëftë ashtu siç ke thënë ti!”

Linku ku mund ta lexosh: https://www.bible.com/sq/bible/7/LUK.1.ALBB

Shënim: Për ty që po e lexon këtë shkrim dhe nuk je pjesë e një kishe lokale, je i ftuari im në festimin e ICF Tirana, me 25 Dhjetor ora 3pm, tek Cavalero Club, në Kinostudio.
Nëse të duket çudi, si mund të mblidhet kisha në Club, po tashti, kur dikush ka ditëlindjen, a festohet në Club, epo ai që ka ditëlindjen këtë javë është më i Madhi n’ven, kështu që ia vlen të festohet vençes 😉 

Gëzuar Krishtlindjen miq. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>