16 Dhjetor

Zgjidhja e Konfliktit Sipas Jezusit

Jezusi na mëson sesi ta menaxhoj konfliktin te Mateu 18:15–20. Ky është pasazhi më i qartë në Ungjinjtë për zgjidhjen e konflikteve. Ndërsa Jezusi foli për trajtimin e mëkatit në kishë, fjalët e Tij sugjerojnë parime më të gjera.
Sipas Jezusit, adresimi i konfliktit dhe shërimi i ofendimeve duhet të jetë një prioritet për ne. Ai madje na udhëzon që ta shtyjmë adhurimin nëse kujtojmë një fyerje të pazgjidhur (Mat. 5:23, 24).
Konflikte do të ketë në çdo kishë/organizatë. Njerëzit nuk bien dakort për filan gjë sepse janë të ndryshëm dhe kanë ide apo mendime të ndryshme. Vini re se çfarë na mësoi Jezusi për konfliktin kur duket qartë se dikush ka gabuar:

  1. Shko dhe kontaktoje (v. 15).
  2. Përballuni me personin privatisht (v. 15).
  3. Nëse nuk ka zgjidhje, takoheni sërish me një ose dy persona të tjerë (v. 16).
  4. Konfirmoni faktet në takim dhe punoni drejt një zgjidhjeje (v. 16).
  5. Nëse nuk gjen zgjidhje, silleni çështjen përpara kishës ose organizatës (v. 17).
  6. Bini dakord mbi të vërtetën dhe mundësitë e duhura për shkelësin (v. 17).
  7. Nëse nuk ka zgjidhje, largojeni shkelësin nga kisha ose organizata (v. 17).

Pas këtij procesi qëndron autoriteti që Jezusi u ka dhënë drejtuesve të kishës (Mat. 18:18–20). Ne duhet të veprojmë me mençuri, sepse kemi autoritet të dhënë nga Perëndia (18:18), dhe se Ai do të konfirmojë dhe mbështesë vendimet e marra në harmoni (18:19) dhe kjo ndodh sepse Ai është i pranishëm kur mblidhemi në emrin e Tij (18:20 ).

Si ishte ky shkrim për ty? A e kishe vënë re zgjidhjen e konfliktit që jep Jezusi në këtë lloj radhe? Uroj që s’do kesh konflikte por nëse ndodhin modeli i Jezusit është perfekti.

Linku ku mund të lexosh pasazhin nga Mateu 18: https://www.bible.com/sq/bible/7/MAT.18.ALBB


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>