14 Nëntor

Mësime Shpirtërore Për Të Qëndruar Në Garë

A nuk e dini se ata që vrapojnë në pistë, vërtetë vrapojnë të gjithë, por vetëm një e fiton çmimin? Vraponi në mënyrë që ta merrni. Dhe kushdo që merr pjesë në garë kontrollon veten në të gjitha; dhe ata e bëjnë këtë për të marrë një kurorë që prishet, kurse ne për një kurorë që nuk prishet. Unë, pra, vrapoj, por jo sikur jam i pasigurt; kështu luftoj, por jo sikur rrah erën 1 Korintasve 9:24-26

A e dije që je duke vrapuar, që je në garë?

Ndërsa je duke vrapuar në garën tënde, nuk dua që të mënjanohesh. Nuk dua që të vraposh jashtë piste. Dua që të shkosh deri në finish dhe ta fitosh çmimin.

Ashtu si ushtari, edhe atleti ka tre gjëra për të na mësuar si të jemi versionet më të mira të vetes, më të mirët.

1. Duhet të synosh për të fituar.

Ky ëstë ndryshimi i të qenit thjesht i Krishterë dhe një i Krishterë i përkushtuar. A ka ndonjë ndryshim mes një futbollisti normal dhe një futbollisti të përkushtuar? Futbollisti normal është thjesht duke e shijuar kohën e pushimit. Ndryshimi është tek shkalla e seriozitetit.

Nëse do që të fitosh në jetë, duhet të jetë e qëllimshme. Nuk është se do të ndodhë rastësisht ose pa u përpjekur. Sa serioz je për të qenë ai që Perëndia të ka krijuar për të qenë?

2. Duhet ta disiplinosh veten.

Asnjë atlet nuk bëhet profesionist pa trajnim. Ti nuk mund të bëhesh i maadh duke bërë gjërat që ke qejf të bësh. Nuk ka rrugë shkurtra për të arritur madhështinë. 

Cilat janë disa nga gjërat që mund t'i lësh për pak, që mund të bësh edhe pa to, për të kaluar kohë më shumë me Perëndinë, për t'i dhënë më shumë Perëndisë, për të shërbyer më shumë dhe për t'u bërë më shumë ai personi që Perëndia do që ti të jesh?

3. Duhet të qëndrosh i fokusuar tek çmimi.

You can handle enormous pain and discipline in your life if you realize there’s a purpose for it and that there’s going to be a payoff at the end. Ti mund të përballosh dhimbje të mëdha dhe disiplinë në jetën tënde, nëse e kupton qëllimin dhe që do të shpërblehesh në fund.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>