29 Qershor

Më dërgo mua!

"Pastaj Jezusi u tha atyre përsëri: 'Paqja me ju! Sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju'".Gjoni 20:21

E ke parasysh kur ke qenë i vogël dhe të dërgonin shumë shpesh për te bërë diçka që nuk dojë ta bëje. Shko bli këtë, shko përcill filanin, shko merre këtë, më mbush një gotë ujë, shko t'ja kthesh atë dikujt etj me rradhë. Ka patur shumë raste të tilla bazuar edhe në kulturën tonë, sidomos nëse ke qenë më i vogli në familje.

Po në rastin kur mezi ke pritur? Aman më zgjidh mua, të shkoj unë te ai vendi se kam qejf, të shkoj unë me makinë se “ngordh” fare për një xhiro me makinë, aman më dërgo mua. Ke këtë lloj grinte për gjërat që ke dëshirë, pa marrë parasysh se do të lodhesh, do të vonohesh apo se do të lësh diçka pas dore. Ti bën gjithçka për të thënë: "Më dërgo mua!". 

Bibla thotë - Isaia: "Ja ku jam Zot, më dërgo mua!"

A do të jetë edhe për ty ky qëndrim? Ja ku jam Zot, më dërgo mua? Jezusi u dërgua nga Ati dhe Jezusi po na dërgon ne. A je gati? A je gati të thuash: "Më dërgo mua!" dhe të jesh si ai fëmija që mezi pret ta dërgojnë diku sepse do vërtet ta bëjë atë që i kërkohet? Po sikur ky të jetë qëndrimi yt sot? 

Pëshpërit Një Lutje

Perëndi, faleminderit për mundësinë. Faleminderit Atë që dërgove Jezusin, Birin tënd që e dhe për ne. Faleminderit Jezus që sakrifikove gjithçka dhe ashtu siç ti erdhe në tokë me një mision, edhe unë do të ndjek hapat e tua. Ja ku jam Jezus, dërgomë mua. Më ndihmo t'i them "PO!" mundësive të mëdha apo te vogla që Ti më jep Zot, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>