28 Qershor

Si fëmijë i vogël!

Vargu i ditës: Dhe tha: “Në të vërtetë po ju them: në qoftë se nuk ktheheni dhe nuk bëheni si fëmijët e vegjël, ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve. Kush, pra, do të përulet si ky fëmijë i vogël, do të jetë më i madhi në mbretërinë e qiejve. Dhe kushdo që e pranon një fëmijë të vogël si ky në emrin tim, më pranon mua. Mateu 18:3-5

Me siguri të ka rënë rasti të shohësh fëmijë të vegjël dhe të luash ndonjëherë me ta. Mund të jetë fëmija yt, nipi apo mbesa apo ndonjë fëmijë i dikujt të afërm dhe mund ta shohësh se sa "naivë" ose te çiltër janë në kuptimin e bukur të fjalës. Ata të besojnë kur i premton se do t'u blesh diçka apo do t'i çosh diku. 

Besimi i tyre është i verbër dhe besojnë verbërisht tek ty. Ata të japin dashuri të madhe, të përqafojnë të duan pavarësisht situatave sepse janë të pastër dhe duan të jenë me ty edhe kur ti "nuk ua ke ngenë" apo je i lodhur. Ata nuk kanë komplekse, qeshin dhe nuk e marrin veten shumë seriozisht, ndryshe nga ne të rriturit. 

Dikush ka thënë: "Të rriturit mund të bëjnë luftë, por janë fëmijët ata që do të bëjnë histori!"

Nëse do të që të ndryshosh botën, duhet të ndryshosh një brez. Brezi i duhur janë fëmijët. Ashtu si fëmija, edhe Jezusi po të thërret të kesh këtë lloj besimi, “naiv”, te cilter dhe deri diku të verbër duke u mbajtur fort në premtimet e Perëndisë pavarësisht gjërave që do të vijnë. Nëse pranojmë fëmijët, i duam, i edukojmë në emrin Jezus bota do të ndryshojë për mirë.

Pëshpërit Një Lutje

Perëndi faleminderit që na jep vlerë atje ku nuk ka vlerë... Perëndi, të falënderoj për dashurinë tënde pa kushte dhe lutem që do të kem besimin dhe qëndrimin e një fëmije të vogël për besimin tek ti. Lutem që do të ndjek hapat e tua dhe do të mbahem fort në premtimet e tua. Në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>