Vargu i ditës: "Pastaj dëgjova zërin e Zotit që thoshte: "Kë të dërgoj dhe kush do të shkojë për ne?". Unë u përgjigja: "Ja ku jam, dërgomë mua!" Isaia 6:8
A e dije se Samurait japonezë jetonin për të patur fatin e të rënit në luftë dhe se një Samurai kur i kërkohej të shkonte në luftë, ishte dita më e lumtur dhe familja e tij nderohej shumë nga ky akt heroik. Ishte e kundërta kur nuk zgjidhej për të shkuar edhe pse Samurai ishte aty gati për të shkuar.
Një Samurai e kishte qëllim jete dhe ishte gjithnjë duke thënë: "Më dërgo mua!". Tani Perëndia do të të dërgojë për një tjetër betejë... Kjo është beteja tënde kundër botës, kundër gjithë këtij materializmi, kundër... lista është e gjatë. Perëndia është duke të dërguar të jesh dritë dhe kripë për kombet dhe për të ndikuar njerëz anë e mbanë botës për emrin e Tij...
Dikush ka thënë:"Hidhe ti hapin i pari, thuaj "Po!", Zoti do ta bëjë pjesën tjetër...
Ky kapitull tek Isaia hapet me pjesën: "E pashë Zotin..." Dhe kjo nuk është diçka e zakonshme. Kjo është sikur lavdia e Perëndisë është duke e mbushur vendin dhe përpara se Isaia të thotë: "Ja ku jam, dërgomë mua!" Isaia thotë që është i papastër dhe është plot me mëkat në prezencën e Perëndisë. Por Perëndia me hirin dhe mëshirën e Tij, dërgon serafinët dhe kuptimi i serafinit është që djeg dhe ata digjen për lavdinë e Perëndisë. Dhe ata i prekin buzët dhe ia bëjnë të pastra dhe kjo është si hija e Jezusit që vjen tek ne, na prek dhe na pastron, na bën të pastër. Kështu që, është hiri i Perëndisë që është duke vërshuar tek Isaia dhe ai më pas thotë: "Ja ku jam, më dërgo mua!" Është shumë e bukur dhe nuk e di se është duke të thirrur Perëndia sot dhe nuk e di se çfarë është duke të thirrur të bësh këtë javë, këtë muaj apo këtë vit. Por dua të të inkurajoj të fillosh atje ku filloi Isaia. Shko te prania e Perëndisë. Shko te Perëndia përpara se të nisesh të bësh diçka për Atë. Rrëfe atë që Perëndia të sjell përpara dhe shijoje faljen e Tij. Prandaj sot, ngrije dorën dhe thuaji Perëndisë: "Ja ku jam, dërgomë mua!"
Pëshpërit një lutje:
Perëndi të falenderoj që më shpëtove duke dërguar Birin tënd të vdesë për mëkatet e mia dhe të ringjallet që unë të kem jetë të përjetshme në praninë tënde. Zot lutem që do të kem qëndrimin e Isaias dhe do të të them: "Dërgomë mua!" këtë mëngjes sepse e di që Ti je me mua Perëndi. Lutem për ditën sot dhe i kërkoj gjërat në emrin e Jezusit, Amen.
29 Shtator