8 Qershor

Më Jep Durim!

Vargu i ditës: "Asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses, dhe çdo gjuhë që do të ngrihet të gjykojë kundër teje, ti do ta dënosh. Kjo është trashëgimia e shërbëtorëve të Zotit dhe drejtësia e tyre vjen nga unë, -thotë Zoti." Isaia 54:17

Ashtu siç ky varg vjen nga një kohë që Izraeli ishte akoma në robëri në Babiloni, dhe ndoshta ti je duke e pyetur veten: "Po pse nuk po ndodh kjo sot? Pse vazhdoj të lëndohem? Pse akoma ndodhin gjëra të këqija? Ku është Perëndia që ka premtuar këto gjëra?" 

Ti e di me kë ke të bësh, por gjithashtu ti e di Kush është në krahun tënd. Perëndia premtoi çlirimin nga Babilonia dhe çlirimi ndodhi, thjesht ata duhet të shpresonin. Perëndia premtoi çlirim dhe shpengim me anë të Jezusit dhe kjo erdhi. Perëndia e mbajti fjalën, thjesht ne duhet të shpresojmë sepse kjo është trashëgimia dhe se drejtësia do të vijë nga Perëndia. 

Nëse ke pasiguri për atë që po ndodh sot, mos hiq dorë dhe vazhdo të shpresosh. Ti ke gjithçka që të duhet. Ti ke Perëndinë dhe asnjë armë, asnjë gjuhë kundër teje nuk do të ketë sukses.

Dikush ka thënë: "Zoti ka kohën e duhur; nuk është kurrë vonë, nuk është kurrë herët. Duhet pak durim dhe duhet shumë besim, por durimi do t'ja vlejë."

Durimi shumicën e rasteve shpërblen dhe këtë ndoshta mund ta lidhësh me shumë situata në jetën tënde. Kur ke pritur për filan njeri, kur ke patur durim me shkollën, me profesorët, me shefin te puna, me doktorin me familjen, me rrogën etj... Vazhdo të kesh durim dhe prit për më të mirën.

Pëshpërit Një Lutje:

O Atë, më jep durim për gjërat që më duhet të pres nga Ty o Perëndi. Zot, Ti ke më të mirën për mua në kohën e duhur dhe unë e di këtë. Pres, besoj dhe kërkoj në emrin Jezus. Amen


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>