11 Korrik

Mendje si e Krishtit!

Vargu i ditës: "Kini në ju po atë mendje që ishte në Jezu Krishtin." Filipianëve 2:5

Të shumta janë thirrjet për unitet, për të patur një vizion, një mendje, një dëshirë, për të operuar dhe menduar si trup i vetëm. Kjo kërkohet dhe lobohet dhe mendohet se kjo është arsyeja kryesore për mbarëvajtjen e një kompanie, familje, vendi pune etj si këto. 
Të paturit një mendje, ka edhe pasoja tmerrësisht negative. Historia na ka treguar që të qenit në një mendje me personin e gabuar, ka krijuar katastrofa të mëdha për njerëzimin... Këtu mund të përmendim Chendis Khan, Hitlerin apo edhe dikatatorët modernë si Enver Hoxha apo edhe Putin... Të qenit në një mendje me këta persona, është e rrezikshme dhe mund të ndikojë një botë të tërë... 

Dikush ka thënë:"Jemi gjithnjë më të fortë kur jemi të bashkuar, në një mendje dhe jemi po aq të dobët kur jemi të ndarë, secili me kokën e vet!"

Ne duhet të kemi një mendje, atë që ishte në Jezu Krishtin. Cili ishte misioni i Tij? Të shpëtonte njerëzimin, të na pajtonte me Perëndinë. Çfarë do të thotë kjo për ty? Të kemi një mendje me Atë; të shpërndajmë lajmin e mirë dhe të ecim në hapat e Tij, vetëm kështu mund të ndikojmë botën dhe t'u tregojmë të tjerëve që i përkasim Atij. 

Pëshpërit Një Lutje

Perëndi sot më jep një mendje si ajo e Krishtit. Më hap sytë për të parë mundësi të reja ku të shoh nevojën e njerëzve për t'u shpëtuar. Faleminderit Perëndi për Birin tënd që e dërgove në kryq për mua... Lutem në emrin e Shenjtë të Jezusit, Amen. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>