9 Dhjetor

Mentorimi: Jezusi i Vlerësonte Dhe i Mbante Përgjegjës Dishepujt e Tij Mateu 17:14–21

Pas shndërrimit të Jezusit, Ai zbret nga mali dhe gjen nëntë nga dishepujt e Tij duke u përpjekur të dëbojnë një demon nga një djalë. Në atë moment, Ai përsëri bëhet mentor për çunat e Tij. Ai është vetë i përfshirë në trajnimin e të Dymbëdhjetëve, duke besuar se në çdo situatë që ata kalojnë, ajo është një mundësi për t’iu mësuar diçka. 

Ja ta rishikojmë historinë dhe shohim se çfarë mësojmë nga Jezusi, Mentori i liderave:

1. Ai ndihet i zemëruar që dishepujt e Tij nuk mund ta bënin punën (v. 17).
2. Ai e merr përgjegjësinë për t'ua modeluar se çfarë duhet të bëjnë (v. 18).
3. Ai e vlerëson performancën e tyre dhe shikon pse dështuan (v. 19–21).
4. Ai ua thotë të vërtetën troç dhe i mban përgjegjës që ta pranojnë atë (v. 20, 21).

Metoda e Jezusit ka katër elementë: udhëzimin, demonstrimin, përvojën dhe vlerësimin. Ai i mëson, iu tregon, i lejon (u jep hapësirë) ta provojnë dhe më pas e përpunon atë që ka ndodhur. 

Jezusi është Mentori më i mirë kur vjen puna për të rritur lidera. 

Linku për të lexuar Mateun kapitulli 17: https://ëëë.bible.com/sq/bible/7/MAT.17.ALBB


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>