9 Dhjetor

Mishërimi

"Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin, i cili,  edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit." Filipianëve 2:5-7

Pjesa më e famshme e kryeveprës së Mikelanxhelos në "Sistine Chapel" është: "Krijimi i Adamit." Adami shtrihet në një shkëmb, ndërsa Perëndia, duke nxituar nëpër re, zgjat gishtin e Tij drejt njeriut të parë. Adami zgjatet për të arritur gishtin e Perëndisë dhe ata për pak preken - por kjo nuk ndodh; gishtat nuk preken. 

Kontrasti i këtij imazhi është bukuria e mishërimit. Perëndia u bë mish që jo vetëm të ishte më pranë krijimit të Tij, por gjithashtu të jetonte si një prej nesh, tërësisht njeri dhe tërësisht i shenjtë. Fjala "mishërim" mund të ngjajë si fjalë formale teologjike por kjo fjalë përfaqëson një intimitet të jashtëzakonshëm.

Jezusi erdhi si foshnje, më pas u rrit si adoleshent, më pas si burrë - në mënyrë që të lidhej me ne në çdo mënyrë të mundshme. Nuk ka asnjë lloj sakrifice që mund të krahasohet me sakrificën e Tij. 

Hap Praktik: Kalo pak kohë vetëm në natyrë. Mendo pak për mënyrën si jeta në tokë për Jezusin e bën Atë të lidhet me ty, atje ku ti je... 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>