Për ta ilustruar dashurinë pa kushte Jezusi tregoi 3 histori por përshkrimi më i bukur i kësaj dashurie është tek e treta, djali planprishës. Shumë prej jush mund ta dini përmendësh këtë histori, por dua ta lexosh sikur si për herë të parë.
Të lexojmë hyrjen e historisë sepse bukura e kësaj historia varet nga konteksti, pse e tha Jezusi fiks këtë histori në atë moment?
Luka 15:1-3 Pastaj të gjithë tagrambledhësit dhe mëkatarët i afroheshin për ta dëgjuar. Dhe farisenjtë dhe skribët murmuritnin duke thënë: ''Ky i pranon mëkatarët dhe ha bashkë me ta''. Atëherë ai u tha këtë shëmbëlltyrë…
Në kulturën hebraike, që është kulture mesdhetare dhe ngjan goxha me kulturën toneë, nëse po ha me dikë, do të thotë që e ke goxha shok, është dikush që e respekton dhe e do.
Jezusi iu tha, këtë shëmbylltyrë kur dëgjoi se çfarë po thonin ata. Pse ky ha me këta? Pse nuk iu predikon të pendohen, të ndryshojnë, të bëjnë diçka që të lajnë mëkatet. Pse e ka marrë kaq me nge ky Jezusi, pse nuk iu bie kokës këtyre mëkatarëve të poshtër…
Pra, si kundërpergjigje: Pse i pranon dhe ha me mëkatarët, Jezusi iu tregon një histori me tre pjesë.
1-historia e deles së humbur, bariu lë 99 delet në vathë dhe shkon të kërkojë dhe të gjejë dhe të kthejë në shtepi delen e humbur. Që tregon se Jezusi i do fort mëkatarët, shkon pas tyre, i gjen ku janë dhe i kthen në shtëpi.
2-historia e monedhës së humbur. Dikush që humbi një monedhë dhe e ktheu shtepinë përmbys derisa e gjeti. Që tregon se Jezusi e vlerëson dhe e çmon çdo mëkatar.
3-pastaj është historia e djalit të humbur, ja ta lexojmë:
Luka 15:11 Tha akoma: Një njeri kishte dy bij.
Tha akoma, është vazhdim i 2 historive më lart. Te kjo histori ka 2 djem dhe ka kuptimin, ke dy zgjedhje, dy situata te ndryshme.
Luka 15:12 Më i riu i tyre i tha babait: "Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon". Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë.
I riu po thonte, dua pjesën e pasurisë që me takon pasi të vdesësh ti. Që ka kuptimin, do të doja të kishe vdekur tani, që unë të marr tani pjesën time të trashëgimisë. Duket që ky djalë ka marrë kot. Çfarë do bëje ti, të vinte çuni tek ty ose po të shkoje ti tek babi yt, e ti thoje këtë fjalë?
-po si nuk vdiqe mor burre i dheut, vdis shpejt që të marr gjysmën time të pasurisë.
Më e pakta që do të thonte babi jot do ishte: Ta jap një syve, që të vish e të vesh e kur të vish mos dish nga të vesh.
Por ky ishte babë tjetër, çfarë bëri? Ia dha pjesën e tij!
Luka 15:13 Mbas pak ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi në një vend të largët dhe atje e prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur.
Ka diçka këtu, pse mbas pak ditësh? Me shumë gjasa pasuria ka qenë pasuri e patundshme dhe ai ka gjasa që ai ka shitur tokat, bagetitë dhe gjithë pjesët e veta fshatarëve të tjerë. Por sa e shëmtuar ka qenë, po iu thonte të gjithëve nuk më bëhet vonë për babën tim as për njeri, du veç lek, lek, lek, lek, s’ma ndjen fare, veç lek të kem. Dhe do iki larg, në Hanolulu, në Dubai, në Tailandë, në Rio. Sa më larg nga këtu.
Duket që është i zemëruar, i lënduar. Do iu ketë bërë unfolloë të gjithëve nga fshati. S’dua të di asgjë që ka lidhje me këtë vend.
Dhe tradita ishte e tillë, kur ikte dikush, në portat e qytetit thuhej një enë balte, Që kishte kuptimin, nuk je më i yni, mos u kthe më këtu. Nëse kthehej, thyhej një enë përsëri, për t’i kujtuar, ti je i përjashtuar pas atyre gjërave që ke bërë.
Luka 15:14 Por, si i shpenzoi të gjitha, në atë vend ra një zi e madhe buke, dhe ai filloi të jetë në hall.
I shpenzoi, do ketë zënë bëri shoqëri me lek. Çdo natë në Club: Sonte i keni të paguara prej meje, të gjithë. Dhe gjithë cunat/gocat në Club duke hedh story: Pije falas, po deshët hajdeni dhe ju. Por, ikën lekët, u bënë rrush e kumbulla. Derisa ngeli trokë, pa lek, pa shoqëri, në pikë të hallit.
Luka 15:15 Atëherë shkoi e iu ngjit pas një banori të atij vendi, i cili e çoi në arat e tij që të ruajë derrat. Por në kulture hebraike, të ruaje derrat ishte shumë punë e ulët. Derrat konsideroheshin si kafshë të papastra. Po bënte punën më të ulët që ekzisonte. Situata po degradon për keq.
Luka 15:16 Dhe ai dëshironte të mbushte barkun me lendet që hanin derrat, por askush nuk ia jepte. Ai ka has fundin, më keq s’bëhet më. Është vetëm, në mërgim, i lënduar, pa shokë, pa lek, pa bukë, në pikë të hallit. Ishte totalisht i pashpresë, mëkatar totalisht i pashpresë. Ishte i pashpresë siç isha unë dikur, siç ishe ti dikur, siç është çdo njeri që jeton larg Perëndisë.
Si vazhdon… Luka 15:17-19 Atëherë erdhi në vete dhe tha: Sa punëtorëve mëditës të atit tim u tepron buka, kurse unë po vdes nga uria! Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t'i them: Atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje; nuk jam më i denjë të quhem yt bir; trajtomë si një nga mëditësit e tu.
U pendua, i thirri mendje, bëri një fare plani me të vetën: Nëse shërbej, nëse punoj fort, nëse e bind babin që jam bo çun i mirë, që i kam thirr mendjes, do bëj dy punë, do e bind sesa i zoti jam, sesa i papamë që jam, derisa të gjithë të këndojnë këngën: Çun si unë, moj çun si unë, çun si unë ti s’ke me gjet! Ndoshta një ditë babi dhe të tjerët do të më duan dhe do të më çmojnë nëse punoj fort, nëse përpiqem fort. Ky ishte plani i tij.
Ja si vazhdon… Luka 15:20 U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe ndjeu dhembshuri për të; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi.
Rrime çik te ky varg, sepse në kulturën hebre ishte turp që të vraponte dikush në moshë. Por ky baba, mendoje si prind, shikon fëmijën dhe i gufon zemra dhe ndjen dashuri të madhe dhe lëshohet me vrap. Një lloj dashurie që nuk e përshkruan dot me fjalë. Kur e kanë parë komshinjtë babanë duke vrapur kanë menduar, ç’e zuri këtë, pse po vrapon si i marrë plaku?
Ai po vrapon ai sepse e di, që nëse fshati do ta marrë vesh para tij që është kthyer djali, do të shkojnë të marrin qypin e baltës për ta thyer dhe për ti kujtuar se ai nuk ka më pjesë në këte fshat. Ata do e rëndojnë me faj, me turp dhe do i kujtojnë sesa i pavlerë që është.
Babai po vrapon që ta marre ai turpin dhe fajin e të birit, që biri të mos e përjetoje atë turp dhe peshën e fajit për gjërat që ka bërë. Kjo është dashuria e Perëndisë.
Jezusi me këtë histori po iu thote: Pse ha unë me mëkatarët? Nuk është s’e kam bukë për të ngrënë. Por po e bëj:Sepse dua, dua shumë, dua dëshpërimisht shumë që ata ta njohin dhe ta pranojnë dashurinë time pa kushte.
Prandaj shkoi ne kryq, që të mos përjetojmë ne peshën e fajit dhe mëkatatit. Kjo është dashuria që do pranuar në zemrat tona dhe të jemi plot me këtë lloj dashurie.
Si vazhdon… Luka 15:21--22 Dhe i biri i tha: "O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt". Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: "Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë.
Këto janë simbole pranimi, rroba simbolizon mbulimin e mëkateve, pastrimin e mëkateve. Ai i ka çuar mëkatet tona aq larg sa ç’është lindja nga perëndimi. Unaza është identitet, ti je bir i familjes , ti je bir, ti je bijë i Perëndisë. Pranohesh sikur s’ka ndodhur asgjë. Sandalet, ke qëllim te ri, ke thirrje të re për jetën.
Dhe babi bër festë për birin e kthyer: Luka 15:23-24 Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe thereni; të hamë dhe të gëzohemi,sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri". Dhe filluan të bënin një festë të madhe.
Po djali i madh? Luka 15:25-26 Djali i tij i madh ishte në ara; dhe kur u kthye dhe iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle.Atëherë thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç'ishte e gjitha kjo.
Djali i madh, ka bërë çdo gjë siç duhet por është plot me krenari dhe besim tek vetja. Ai mendon se e ka fituar dashurinë e atit me punët që ka bërë.
Tani, zgjedhja është jona, me kë do të ngjajmë ne? Do të jemi si djali që e pranon dashurinë pakushte. Apo si djali që mendonte që duhet të përpiqej për ta merituar?
Nëse e zgjedh dashurinë pa kushte dhe mbushesh me të, e di cili është hapi i radhës? 1 Gjonit 4:11 Shumë të dashur, në qoftë se Perëndia na ka dashur në këtë mënyrë; edhe ne duhet ta duam njëri-tjetrin.
Kur ngopesh dhe mbushesh me dashurinë e Atit, bëhet karamele, bëhet kollaj fare për të dashur të tjerët.
Po mirë, si mund t’iu japësh dashuri të tjerëve? Ja te jap tre sugjerime, hapa praktik sesi ta ndash dashurinë e Perëndisë me dikë. Vazhdon nesër...