2 Qershor

Mos u frikëso!

Vargu i ditës: "Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime." Isaia 41:10

Sa herë e ke dëgjuar këtë shprehjen: "Mos ki frikë?" Por vetëm kaq nuk mjafton apo jo? Ti duhet patjetër të kesh një plan B përveç pjesës, mos ki frikë. 
"Mos ki frikë" është një fjali që mund ta dëgjosh shpesh, kur ti je vërtet i frikësuar dhe dikush të vjen dhe ta thotë. Po që nuk është ndonjë lehtësim i madh sepse edhe ti me vete mund të thuash: "E di që s'duhet të kem frikë, por po më dridhen leqet e këmbëve".

Ajo që të duhet pas kësaj fjalie është një "sepse". Kur dëgjon pjesën "sepse" është ajo që të ngroh zemrën. Sepse unë jam me ty, sepse do të të mbroj unë, sepse nuk të ndodh gjë sa të jem unë këtu, sepse je në besën time...

Dikush ka thënë: "Unë nuk kam më frikë nga stuhitë, sepse jam duke mësuar të drejtoj varkën siç duhet!"

Zoti është varka jonë dhe ai na premton edhe na thotë që të mos frikësohemi dhe të mos e humbasim sepse Ai është me ne, Ai është me ty. Ai të forcon dhe të ndihmon dhe të mban me dorën e Tij të drejtësisë. Pavarësisht nga stuhia, Zoti është varka ku duhet të mbahemi, ku duhet të mbështetemi. Mos ki frikë, asgjë nuk është më e madhe se Zoti yt!

Pëshpërit një lutje:

O Atë, faleminderit që je pranë meje në ditë të mira dhe në ditë me shi. Faleminderit që Ti je aty pranë meje kur përballem me frikëra dhe me stuhitë e jetës. Perëndi lutem për urtësi që të kujtoj premtimin tënd, se Ti je mbi gjithçka dhe se do të jesh me mua gjithnjë. Në emrin Jezus falënderoj dhe lutem. Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>