18 Gusht

Ti Je Bir i Perëndisë!

Vargu i Ditës: "Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij." Gjoni 1:12

E ke parasysh kur të jepet një mundësi dhe thjesht të duhet ta pranosh që të "ndryshojë jeta"? Mund të jetë një punë e mirë, një pozicion më i mirë, një rrogë më e lartë, një qytet më i madh edhe shumë të tjera si këto. 

Pushteti është "kleçka" që josh çdo njeri sepse pasi e merr, të gjitha të tjerat (ose të paktën kështu pretendohet) vijnë me rradhë. Pushteti është i rëndësishëm edhe pse në shumicën e rasteve është i përkohshëm.

Dikush ka thënë: "Kur të ngrihesh lart, sigurohu që ke syze të mira; që t'i shohësh njerëzit njëlloj siç i shihje kur ishe në të njëjtin vend me ata!"

Ata që e pranuan Atë (Jezusin) ai ua dha pushtetin të ishin bij të Perëndisë dhe ky nuk është pushtet dosido. Ky është pushteti më i madh që mund të ketë një person. Pushteti të jesh bir/bijë i Perëndisë nuk është t'i zvogëlosh njerëzit dhe të zmadhosh veten nën petkun e pushtetit. Është të ndjekësh modelin e Jezusit, të shërbesh dhe të japësh gjithçka që t'i japësh mundësinë të tjerëve të njohin, të pranojnë dhe të marrin pushtetin e të qenit bij të Perëndisë. Nëse po e lexon këtë dhe e ke pranuar, ti tashmë je bir/bijë e Perëndisë. Nëse akoma jo, a do që ta pranosh sot dhe ta marrësh këtë status kaq të rëndësishëm dhe po aq madhështor? Më shkuaj në ëhatsapp dhe me kënaqesi do të drejtoja në lutjen e shpëtimit për ta pranuar Jezusin. 

Pëshpërit një lutje:
Perëndi faleminderit që më bëre pjesë të mbretërisë tënde. Faleminderit që më dhe mundësinë të besoj në emrin tënd. Lutem që do të kujtoj çdo ditë se kush jam dhe kujt i përkas. Lutem në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>