24 Qershor

Nënshtrohem tek Ti!

Vargu i ditës: "Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju!" Jakobi 4:7

Si është kjo fjala "nënshtrohem" për një shqiptar? Është shumë e vështirë për kontekstin tonë që kjo fjalë të zerë vend, qoftë në kuptimin e mirë apo të keq të fjalës edhe pse për të kundërshtuar kemi më shumë dëshirë dhe mund të kundërshtojmë për shumë gjëra. 

Por ama pjesa e nënshtrimit është e pranishme në jetët tona, më shumë nga sa ne mendojmë. Ti nënshtrohesh në familje, në punë, në shkollë, shtetit, vendit, kushetutës etj… e me rradhë. Sepse i bindesh, i dorëzohesh, nënshtrohesh autoritetit më të lartë që ti ke, cilido qoftë.

Dikush ka thënë: "Të nënshtrohesh do të thotë të nisësh diçka të re, pavarësisht asaj që do të vijë!"

Nënshtrimi ndaj Perëndisë nuk është nënshtrim për kapitullim, por është nënshtrim për fitore. Duke iu nënshtruar Perëndisë, ti automatikisht kundështon të ligun që ai të largohet prej teje dhe nis diçka të re, një marrëdhënie të vërtetë me Atë. Nuk mund të kesh apo t'u shërbesh dot dy zotërinjve, pra njëri duhet të largohet dhe sipas eksperiencës por edhe persepktivës së Krishterë, ai që duhet të largohet, të kundërshtohet, duhet të jetë i ligu, pra djalli.

Pëshpërit Një Lutje

Perëndi, unë i nënshtrohem vullnetit tënd, Fjalës tënde, fuqisë tënde dhe dashurisë tënde të pakufishme. O Atë, më ndihmo të kundërshtoj të ligun sepse tek unë, ka vend vetëm për ty Zot. Lutem në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>