27 Qershor

Dua të flas si Ti!

Vargu i ditës: "Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t’i përgjigjeni gjithsecilit."Kolosianëve 4:6.

Sa për të bërë një krahasim që mënyra e të thënit bën ndryshimin; Ti mund të thuash: "Po gënjen!" por nëse do të zgjedhja një mënyrë tjetër do të ishte: "Nuk po thua të vërtetën!". Pra mënyra si e thua këtë fjali do të vendosë rrjedhën e diskutimit apo debatit. 
Me raste, ai që bën më shumë zhurmë, që ngre më shumë zërin, të jep përshtypjen se ka drejtë. Por kjo nuk është gjithnjë e vërtetë. E folura me hir, e bukur, e qetë, në masën e duhur e bën një person "të bukur" për t'u dëgjuar dhe për të marrë urtësi. Urtësia vjen nga një mendje e bukur, jo nga një mendje e rrëmujshme, e çorientuar. Pra e folura jote të jetë "gjithnjë!" me hir sepse kështu mund t'i japësh përgjigje gjithsecilit. 

Dikush ka thënë: "Dëgjo me kuriozitet. Fol me ndershmëri. Vepro me integritet!"

E folura e hirshme është fantastike kur vjen puna te ngushëllimi, te nxitja, te inkurajimi dhe një fjalë mund të ndryshojë rrjedhën e jetës së një personi. E sigurt që nuk mund të kesh të gjitha përgjigjet, por ajo që mund të bësh, është të flasësh me terezi, aq sa duhet, kur duhet dhe ku duhet. Komunikimi është Art!

Pëshpërit Një Lutje

Perëndi faleminderit që na flet nëpërmjet njerëzve, situatave, nëpërmjet Fjalës Tënde. Zot lutem që do të kem një të folur me hir dhe të ndrequr me kripë, që do të të përfaqësoj ty kur flas, që do të flas si Ti. Lutem dhe besoj në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>