17 Gusht

Nga Vjen Besimi?

Vargu i Ditës: "Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë." Romakëve 10:17

Zakonisht ne si Shqiptarë e kemi më të thjeshtë të dëgjojmë gjëra, të pasojmë gojëdhëna, të pasojmë histori për nipërit dhe mbesat duke i bërë ato të gjalla dhe duke menduar që me raste janë edhe të vërteta.

"Besimi që vjen nga dëgjimi" na shkon shumë për shtat. Edhe nëse përtojmë të lexojmë, kemi dëgjuar dhe për këtë kanë folur brezat kohë e pa kohë që përpara dy mijë viteve. 

Dikush ka thënë: "Mënyra si i dëgjojmë gjërat do të përcaktojë mënyrën e perceptimit dhe rrjedhimisht historinë!"

Sa e rëndësishme është pjesa e të dëgjuarit në mënyrën e duhur dhe të vendosësh çfarë do të "arkivosh" në trurin dhe zemrën tënde. Ti beson sepse dëgjon gjëra, dëshmi, histori, heronj, personazhe antagonistë, njerëz që e kanë ndryshuar historinë për mirë apo për keq. Besimi që vjen nga dëgjimi dhe dëgjimi që vjen nga Fjala e Perëndisë, është ajo që do të përcaktojë kursin e jetës tënde dhe do të ndryshojë historinë e jetës tënde. 

Pëshpërit një lutje: 
Atë faleminderit që na ke dhënë mundësinë të dëgjojmë dhe të besojmë te Fjala jote. Zot ti ke premtuar që fjala jote nuk do të kalojë dhe ne kapemi pas këtij premtimi. 
Lutem që do të vazhdojmë të dëgjojmë, të besojmë dhe ta përcjellim tek të tjerët Fjalën tënde dhe premtimin tënd të shpëtimit. Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>