18 Tetor

Njihe Atë!

Vargu i ditës: "Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin." Fjalët e Urta 1:7

Ne të gjithë kemi patur apo dëgjuar për më të vjetrin në shtëpi që zakonisht ishte gjyshi dhe kur fliste ai, të gjithë pushonin dhe shpesh mund t'i dëgjoje të thonin se atë e kishin "frikë" dhe nuk ia kthenin fjalën... Për atë kishin një respekt të thellë dhe kur gjendeshin përpara tij, kishte një lloj nderimi të thellë.

Nga ana tjetër kemi dëgjuar edhe për gjyshër shumë të mençur ku jo vetëm familja, por edhe shkalla, pallati apo fshati vinin t'i kërkonin mendim për çështje të caktuara sepse ai e dinte se çfarë thoshte dhe këshillat e tij ishin me shumë vlerë. Për atë do të dëgjoje të thoshin: "Ishte shumë i ditur, ishte i mençur... ai u jepte drejtim gjërave!"


Dikush ka thënë: "Mençuria është virtyt, budallallëku është zgjedhje!"

Ne të gjithë duam të kemi një jetë të mirë. Duam të kemi marrëdhënie të mira, martesë të mirë, financa të mira; i duam këto gjëra apo jo? Vargu i sotëm është origjina e njohjes së Zotit dhe më pëlqen shumë si e përshkruan Bibla këtë. Frika është si respekt i thellë për Perëndinë dhe rrugët e Tij dhe kjo do të thotë se Ai është Perëndi dhe unë nuk jam dhe Ai vendos për gjërat që do të bëjë. Fjalët e Urta janë vazhdimisht duke sjellë kontrastin mes mençurisë apo diturisë dhe budallallëkut. Në Bibël, ai që është i mençur ndërton, ndërsa ai që është budalla, shkatërron. Jezusi tha se ai që i dëgjon fjalët e Tij dhe nuk i vë në zbatim, është si budallai që ndërton shtëpinë e tij në rërë dhe kjo është shumë e gabuar. Si mund ta praktikojmë frikën e Zotit dhe të diturisë? Ndoshta mund të zgjedhësh 3 Fjalë të Urta dhe t'i zbatosh sot ose mund ta fillosh me vargun më lart...


Pëshpërit një lutje: 
Perëndi të jam mirënjohës dhe të falënderoj për çdo gjë që ke bërë dhe vazhdon të bësh në jetën time. Zot sot dua të të nderoj me sjelljen time dhe nuk do ta përçmoj Fjalën tënde, sepse është ajo që më rrit dhe m ndriçon jetën. Lutem në emrin Jezus për këtë ditë që do të ndaj fjalën tënde dhe do të të nderoj Ty. Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>