17 Tetor

Jep Me Gëzim!

Vargu i ditës: "Secili le të veprojë si ka vendosur në zemrën, as me keqardhje as nga shtrëngimi, sepse Perëndia do një dhurues të gëzuar." 2 Korintasve 9:7

E ke parasysh kur dikush të ka ndihmuar? Me siguri të kujtohen ata që ta kanë bërë me gjithë zemër dhe ata që janë shtrembëruar sikur të ishte vërtet fundi i botës. Kjo ndodh edhe me siguri ti nuk je ndjerë njëlloj në të dyja rastet. Nga i pari ke ikur i lumtur me mirënjohje ndërsa tek i dyti je larguar me mirënjohje por me ankthin se duhet ta kthesh nderin sa më shpejt. 

Gjithashtu edhe ti je ndjerë mirë kur ke ndihmuar dikë apo jo? Me siguri të kujtohet ajo ndjenjë që e ke ndihmuar dikë dhe je ndjerë shumë mirë, kur e ke parë mirënjohjen në sytë e atij personi si edhe qetësinë që i ke dhënë me atë ndihmë të madhe apo të vogël, sido të ketë qenë. 


Dikush ka thënë: "Ndihma në momentin e duhur, me qëndrimin e duhur dhe me gëzimin e duhur, nuk krahasohet as me dyfishin e asaj që mund të kthesh mbrapsht." 

Pali është duke u thënë besimtarëve se Perëndia do një dhurues të gëzuar, një dhurues me një zemër bujare. Një varg më lart në këtë kapitull Pali është duke thënë se nëse mbjell me kursim, do të korrësh po me kursim dhe nëse mbjell me bujari do të korrësh me bujari. Jezusi gjithashtu jep dhe do të të jepet sepse me atë masë që matni, me atë masë do të mateni gjithashtu. Duhet të kujtojmë se sa herë që Perëndia të bekon ty, është për qëllimin që ti gjithashtu të jesh bekim. Sa herë që Perëndia i jep favor një personi, nuk po ia jep vetëm atij, por që ai të jetë bekim për të tjerët. Pra duhet të vendosësh, dhe kur ti vendos të jesh bujar, kjo do të thotë që e ke lënë pas pjesën e kurrnacit. Pra sot, ti vendos që do të japësh nga koha, talentet dhe burimet e tua për të bekuar shumë njerëz dhe këtë do ta bësh me gëzim. 


Pëshpërit një lutje: 

Perëndi faleminderit që ke dhënë pa kursim dhe nuk u kurseve për Birin tënd për të më shpëtuar. Perëndi sot të jam mirënjohës dhe të falënderoj për këtë sakrificë si edhe për bujarinë që ti ke. Lutem këtë mëngjes se do të bekoj të tjerët ashtu si ti më ke bekuar mua dhe do ta bëj me gëzim. Lutem në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>