6 Prill

Për Çfarë Na Bëri Të Lirë?

Jezusi nuk është fizikisht më në tokë por Ai nuk na la vetëm. Ai dërgoi Frymën e Shenjtë tek ne dhe në ne. Kur Fryma e Shenjtë vjen të banojë brenda nesh, Ai na jep liri një lloj lirie të re.  Po përse na bëri të lirë? Na dha liri… 
 
Liri për të njohur Perëndinë
Gabimet apo fajet tona krijojnë një barrierë mes nesh dhe Perëndisë. Te Isaia 59:2 thotë se paudhësitë tona kanë shkaktuar ndarje midis nesh dhe Perëndisë. Kur Jezusi vdiq në kryq, ai e hoqi këtë barrierë, ndarje që ishte mes nesh dhe Perëndisë. Si rezultat i kësaj Ai bëri të mundur që ne të kemi një marrëdhënie të vërtetë me Krijuesin tonë. Ne bëhemi bij dhe bija të Perëndisë. Fryma na siguron për këtë marrëdhënie dhe na ndihmon ta njohim më mirë Perëndinë. Ai na ndihmon të lutemi dhe të kuptojmë fjalën e Perëndisë, Biblën.

Liri për të dashur
Te 1 Gjonit 4:19 na thotë, ne e duam atë sepse Ai na deshi i pari. Ndërsa shohim drejt kryqit, kuptojmë dashurinë e Perëndisë për ne. Kur Fryma e Perëndisë vjen të jetojë brenda nesh, kemi mundësinë ta përjetojmë atë dashuri. Ndërsa e përjetojmë këtë, marrim një dashuri të re për Perëndinë dhe për njerëzit e tjerë. Ne jemi të çliruar për të jetuar një jetë me dashuri, një jetë e përqendruar për të dashur dhe shërbyer Jezusit gjithashtu edhe njerëzve të tjerë. 

Liri për të ndryshuar
Njerëzit ndonjëherë shprehen duke thënë: "Ti kështu je, ti nuk ke për të ndryshuar ndonjëherë." Lajmi i mirë është se me ndihmën e Frymës së Shenjtë, ne mund të ndryshojmë. Fryma e Shenjtë na jep lirinë për të jetuar jetën që thellë - thellë brenda vetes, kemi dëshirë ta jetojmë. Pali na thotë te Galatasve 5:22-23 se fryti i Frymës është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli dhe se kundër këtyre gjërave nuk ka ligj. Kur i kërkojmë Frymës së Perëndisë të vijë dhe të banojë brenda nesh, këto cilësi  fillojnë të rriten në karakterin tone dhe fillojnë të bëhen të dukshme në jetët tona. 

Pëshpërit një lutje
Perëndi faleminderit për lirinë që na ke dhënë në Krishtin, Birin Tënd. Zot lutem që do të kujtoj se kam lirinë për të njohur Ty më mirë Zot dhe se kam tashmë lirinë për të dashur sepse Ti më dhe një dashuri të re. Unë mund të ndryshoj Zot sepse Ti je Ai që më ndryshon. Të falënderoj Perëndi, në emrin që është mbi çdo emër, në emrin Jezus, amen! 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>