5 Prill

Nga Çfarë Na Çliroi Jezusi?

Jezusi e pagoi çmimin me gjakun e Tij në kryq por nga çfarë na çliroi? Ai na dha… 

Çlirim nga faji
Nuk ka rëndësi nëse ndihemi ose jo në faj, ne jemi fajtorë përpara Perëndisë për shkak të ligjeve që kemi thyer në mendime, vepra dhe fjalët tona. Nëse kryhet një krim, duhet paguar sipas ligjit dhe kështu funksionon edhe për ligjin e Perëndisë; nëse krimi apo mëkati është kryer, nuk lihet pa u paguar. Te Romakëve 6:23 thuhet se “paga e mëkatit është vdekja”
Rezultati i gjërave që bëjmë gabim sjell vdekje shpirtërore dhe ndarje të përjetshme nga Perëndia. Ne të gjithë e meritojmë ta vuajmë këtë dënim. Jezusi, në kryq, mori dënimin në vendin tonë në mënyrë që të jemi përjetësisht të falur dhe që faji ynë të fshihet njëherë e përgjithmonë. 

Çlirim nga varësia
Jezusi tha te Gjoni 8:34 se të gjithë janë skllevër të mëkatit. Jezusi në kryq e shkatërroi fuqinë e varësisë, skllavërisë. Ndonjëherë mund të biem sërish në ndonjë varësi, por kujtohu se fuqia e asaj varësie është thyer, është shkatërruar kur Jezusi na çliroi. 

Çlirim nga frika
Jezusi te Hebrenjtë 2:15 thotë se erdhi t’i çlironte të gjthë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën. Pra, nuk kemi pse të jemi më të frikësuar. 
Vdekja nuk është fundi për ata që janë çliruar në Jezusin. Qielli është vendi ku do të jemi përjetësisht të çliruar nga prania e mëkatit. Kur Jezusi na çliroi nga frika e vdekjes, ai gjithashtu na çliroi nga të gjitha frikërat e tjera. 

Pëshpërit një lutje: 
Perëndi, faleminderit që më ke çliruar nga faji, nga varësitë nga frika dhe nga të gjitha gjërat që më mbanin rob në të shkuarën. Jezus, Ti erdhe dhe e theve fuqinë e së keqes duke më çliruar me vdekjen Tënde në kryq. Zot lutem që nuk do të kem frikë dhe do e luftoj varësinë dhe nuk do të ndjej më faj sepse Ti o Zot tashmë më ke çliruar. Lutem në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>