Po sikur të themi një lutje sot për kishën, të krishterët e përndjekur në botë? Jezusi tha te Mateu 5:10 Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.
Sa mirë që jemi në kohe të tilla në Shqipëri që nuk kemi persekutim.Më e shumta dikush do të talli ose përbuzë nëse të shikon me Bibël në dorë ose kur ndajn lajmin e mirë me dikë. Por nga ana tjetër, ka vende në botë që bëhet fjalë për jetë a vdekje nëse zgjedh ti besosh Jezusit dhe dikush tjetër e di këtë gjë.
Dy janë urdhërimet e mëdha të Shkrimit, tha Jezusi: Duaj Perendinë, Duaj tjetrin. Tjetri në këtë rast janë vëllezërit dhe motrat tona nëpër botë që vuajnë vetëm sepse besojnë te Jezusi. A e di se afërsisht çdo 2 orë vritet një ndjekës i Krishtit?13 të krishterë në ditë ishte mesatarja për vitin 2022.
Janë mbi 60 vende ku të krishterët vuajnë dhe persekutohen në botë dhe disa nga këto vendet më të vështira janë: Korea e veriut, Afganistani, Somalia, Libia, Pakistani, Jemeni, Irani, Nigeria …
Persekutimi është sulm nga i ligu ndaj bijve të Perëndisë por Perendia e ka përdorur, e ka thyer për të mirë siç thuhet te: Filipianëve 1:29 Sepse juve ju është dhënë hiri për hir të Krishtit jo vetëm që të besoni në të, por edhe të vuani për të.
Jezusi tha: Nëse thoni gjërat që them unë dhe nëse bëni gjërat që bëj unë, me shumë gjasa do t’ju persekutojnë. Askush s’i ka qef vuajtjet por nëse ndodh, Perëndia do e kthejë për mirë.
Përfitimet e persekutimit: Kur je i persekutuar, rritet përkushtimi ndaj Zotit. Te 1 Pjetrit 4:1, ata që vuajnë nuk mekatojne. Jo se bëhen të përsosur por sepse nuk e kanë mendjen të dëshirat e mishit, por si të luten dhe të kërkojnë Zotin më fort dhe janë më të perëndishëm kur vuajnë. v.14 lavdia e Perëndisë, prania e Frymës është më e madhe. 2 Thesalonikasve 3:2-5 lutuni që do të çlirohen nga duart e të ligjve dhe planet e liga ndaj kishës dhe besimtarëve të krishterë nëpër botë.
Prandaj sot dua të nxis të ndalosh vrullin e ditës dhe të lutesh për kishën dhe besimtarët e përndjekur nëpër botë, për vëllezërit dhe motrat e tua. Për mbrojtjen e Zotin, për fuqi, që Zoti t’i çlirojë sa më parë nga njerëzit e këqinj…