5 Janar

Perëndia është Atë i afërt!

"Por kur ishte ende larg, i ati e pa me dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi." Luka 15:20

Tek historia e djalit plangprishës shohim babai nuk është se e vrau mendjen për botën, çfarë do të thonin të tjerët... Ai u lëshua me vrap dhe në atë kohë burrat, sidomos fisnikët nuk mund të vraponin se ishte turp e megjithatë babai sapo e pa birin, nisi të vraponte. Ai e përqafoi direkt dhe e puthi edhe pse biri ishte pis se sapo kishte ardhur nga kasollet e derrave. Ati nuk është se i tha që të ikte te lahej njëherë dhe ta priste diku te ndonjë dhomë, ai vrapoi dhe e puthi, ashtu siç ishte.

Perëndia është Atë që të afrohet kur ti nuk e meriton, sepse i tillë është Ai. Ai të vjen pranë në ditë të vështira, të vjen afër kur të duhet ndihmë, të vjen afër për të të dhënë mbështetje dhe të të ngushëllojë. E ke parasysh, edhe atëherë kur fëmija nuk ka dalë me mësime apo ka bërë ndonjë gabim, në fakt ti njësoj e do edhe pse për momentin mund të jesh i mërzitur, por prapë i bën dhurata të bukura, prapë e përqafon, e puth dhe e mban pranë... Kështu është është me Atin, Ai është i afërt.

Ku je ti në lidhje me Perëndinë si Atë? Ndoshta sot është dita për të përjetuar faljen e Tij që të jepet pa kushte. Ndoshta sot është dita për ta lëshuar veten në krahët e tij të dashurisë sepse Ai të do pa kushte. Ndoshta sot është dita për dikë që të kthehet në shtëpi. Ndoshta ti je djalë i mirë apo vajzë e mirë dhe nuk je si ky djali të historia e vargut më sipër... Por kujtoji vetes se Perëndia të do, të fal, është i duruar dhe është afër teje, jo sepse ti je i mirë por sepse Ai është i tillë.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>