9 Janar

Perëndia është i fuqishëm!

Tërë banorët e dheut përpara tij konsiderohen si asgjë; Ai vepron si të dojë me ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut. Askush nuk mund t'ia ndalë dorën ose t'i thotë: "Çfarë po bën?"

Ndoshta nuk flitet shpesh për fuqinë e Perëndisë dhe prandaj është duke u rritur një brez që është shumë arrogant ndaj Tij. Perëndi pse e lejove këtë, Perëndi ku e kishe mendojen ti kur mora 4 në provim, kur vrava gishtin e vogël te dera, pse nuk bën këtë e pse bën atë... Ti nuk qenke farë Perëndi... 

Perëndia bën atë që i pëlqen... Ai është krijuesi që bën ç'të dojë dhe nuk është si ne. Unë dua të bëj diçka por jo gjithnjë ia gjej anën për ta realizuar. Bibla thotë se Perëndia bën atë që do si tek vargu më lart... Perëndia është i fuqishëm dhe nuk ka askush dhe asgjë në botë që të matet me të. Ne si krijesat e tij mund të përmirësohemi me stervitje dhe mund të arrijmë deri në njëfarë vendi... Edhe kafsha më e fortë në botë mund të arrijë në atë nivel dhe kaq. Çdo lloj forme teknologjie nuk është më e fuqishme se Perëndia... 

Dua të të inkurajoj sot, se në vend që të ankohesh, duhet të kemi një nderim të thellë, frikë me nderim të lartë për Perëndinë tonë... 

Pëshpërit një lutje:
Perëndi të falënderoj që je mbrojtja ime dhe je i fuqishëm dhe unë nuk kam asnjë dyshim se ti në krye dhe je burimi i çdo gjëje, i fuqisë, dashurisë, forcës etj... Zot lutem që do të kujtoj fuqinë tënde të pamasë ndërsa lutem sot dhe mbaj në mendje premtimet e tua... Lutem në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>