11 Janar

Perëndia është në Kontroll!

Në mes të paqartësive, në mes të tensioneve, në mes të pasigurive, Ai është në kontroll. 

Një nga momentet më dramatike në Bibël ndodhi në atë që quhej "Dhoma e Sipërme" ku Jezusi është pranë fundit të shërbesës në tokë. Jezusi kishte ardhur të festonte Pashken në Jeruzalem dhe kjo ishte festë kombëtare për Izraelin ku kujtoheshin kohët kur Izraeli u shpëtua nga skllavëria e Egjiptit. Izraeli qëndroi 400 vjet në Egjipt ku u pranuan atje si miq por më pas Egjipti i skllavëroi dhe ata u lutën për gati 400 vite, por nuk morën përgjigje... Me siguri edhe atyre u ka shkuar në kokë pyetja: "A më dëgjon Perëndia? A ka Perëndi?" 

Lutjet e tyre nuk u dëgjuan për vite me rradhë derisa Perëndia ngre një lider të madh, Moisiun, që i nxjerr nga Egjipti pas shumë e shumë peripecish. Ja një histori e ngjashme 1400 vite pas kësaj darke. Jezusi po ha darkën e fundit me dishepujt. Ata kishin ngrënë edhe disa darka Pashke më parë me Jezusin por kjo ishte shumë ndryshe dhe gjërat nuk ishin edhe aq mirë. S'ka më turma të mëdha por ka vetëm një grup të vogël që ishin me atë dhe disa të tjerë që donin ta vrisnin. 

Me shumë gjasa dishepujt ishin duke menduar si gjithë të tjerët që, nëse Perëndia është me ty, nëse ti po bën atë që beson se të ka thënë Perëndia, atëherë gjërat shkojnë vaj. Kur ti po bën gjëra për Perëndinë aty ka siguri dhe qetësi të madhe, nuk ka shanse të jetë e kundërta... Perëndia është në kontroll gjithsesi në çdo moment... Ai nuk i lë asgjë rastësisë, ai është në kontroll të situatave edhe pse të duken sikur janë të çuditshme që nuk do të mbarojnë kurrë. Edhe pas kaq peripecish që shohim në Bibël, plani i Perëndisë është i duhuri dhe Ai është në kontroll, pavarësisht të gjithave. 

Pëshpërit një lutje: 
Perëndi të falënderoj për gjithçka, për planin tënd, për rrugët e tua për mendimet e tua që janë më të larta se të miat. Zot ti e di dhe nuk të shpëton asnjë gjë dhe asnjë gjë nuk është rastësore për ty Perëndi. Zot lutem që do t'i kujtoj vetes që ti je gjithnjë në kontroll dhe se ty nuk të shpëton asgjë dhe se ti e ke në kontroll jetën time dhe të ardhmen dhe të tashmen time... Zot lutem dhe i kërkoj këto gjëra në emrin Jezus, Amen. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>