3 Nëntor

Perëndia Mund ta Zmadhojë Ëndrrën Tënde

Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë,Efesianëve 3:20

Ëndrra e Perëndisë për jetën tënde është shumë herë më e madhe sesa ëndrra jote. Është përjetësisht kuptimplotë. 

Ka shumë ëndrra që mund të kesh dhe mund të duken shumë të mëdha por ato nuk do të ishin kuptimplota. Ti ndoshta mund të ëndërrosh për të qenë milioner në një moshë të caktuar por cili është qëllimi i kësaj? Mendon se Perëndia të vendosi në këtë planet për ta jetuar jetën vetëm për vete? Sigurisht që jo! Ëndrra e Perëndisë për jetën tënde është më e madhe se ëndrra jote. 

Mendoj se nuk je akuzuar ndonjëherë se ëndërron pak apo se ke ëndrra të vogla. Mendoj se ke vizion të madh për jetën tënde. Por Perëndia është duke të thënë: "Mendo për gjërat e mëdha që Unë mund të bëj në jetën tënde, mënyrën se sa mund ta bekoj Unë jetën tënde. Ëndërro ëndrrën tënde më të madhe - vizionin tënd më të madh - dhe Unë do zmadhoj atë!"

Ti nuk e ke idenë se çfarë Zoti do që të bëjë në jetën tënde. Ti je duke jetuar thjesht një fraksion të vogël të potencialit tënd. Ti je duke bërë në jetën tënde një porcion shumë të vogël të asaj çfarë Zoti do të bëjë në jetën tënde. 

Perëndia do që ti të kesh ëndrra të mëdha. Ai do që t'i bazosh ëndrrat e tua jo në atë që ti mendon se mund të bësh por në atë që ti mendon se Zoti mund të bëjë. Ai do që ti ta përdorësh imagjinatën që të ka dhënë, sepse të kesh ëndrra të mëdha dhe t'i ëndërrosh ato, e nderojnë Perëndinë. Kjo tregon shumë për besimin tënd. Kjo tregon se ti ke besim tek Ai.

E sigurt që je duke ëndërruar dhe ëndërro për gjëra të mëdha të jetën tënde...


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>