31 Maj

Perëndia Na Birësoi Në Një Familje Me Favor Të Pa-Merituar 

Na birësoi, na adoptoi në një familje ku ka favor dhe gjëra të mira, të cilat nuk i morëm me zotësinë tonë. Ja si thuhet te Efesianëve 1:5 Duke na paracaktuar që të birësohemi në veten e tij me anë të Jezu Krishtit.
Galatasve 4:6 Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: ”Abba, Atë!”.Abba, thuhej për babën në gjuhën kur jetoi Jezusi. Dhe të njëjtin emër që përdori Jezusi, Ai iu drejtua me, Atë, Perëndisë, Pali na thonë ne tani, mund ti drejtohemi Perëndisë me, Atë, ai është Ati ynë gjithashtu. Kush e mban mend, kur Jezusi u shfaq i ringjallur, çfarë i tha Marisë? Unë do të ngjitem tek Ati im dhe tek Atij juaj. Nga momenti që zgjedh t’i besosh Jezusit, Perëndia bëhet Ati yt gjithashtu.

Galatasve 4:7 Prandaj ti nuk je më shërbëtor (skllav), por bir; dhe në qoftë se je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit. Shife sa bukur, je bir, dhe per shkak te kesaj je dhe trashegimtar. Dhe ja si thuhet te… 2 Korintasve 6:18Dhe do të jem si një Atë për ju, dhe ju do të jeni për mua si bijtë e bijat, thotë Zoti i Plotfuqishëm.
Opa, e pe? Si e koncepton ti këtë, a të duket gjigande? Disa mund ta kenë të vështirë sepse nuk është se kanë patur marrdhënie shumë të mirë me baballarët, unë nuk është se kam patur ndonjë marrdhënie kush e di për vete me babanë tim. Por Ati Perëndi, është Atë që fal, që të do pa kushte, që kujdeset, Ai që foli dhe çdo gjë erdhi në ekzistencë. Uroj dhe lutem shumë që trashëgimia dhe kjo e vërtetë se kush është Ati për ty do të vijë duke u zgjeruar. Ti je bir, bijë i/e Perëndisë! Ati yt, është pronari i qiellit dhe i tokës, ka çdo gjë në pronësi, ai është babi yt

Dua të them diçka dhe kjo mund ta habisë dikë: A e di se kush ishte ati yt para se të shpëtoheshe, para se të zgjidhje Jezusin? Satani, djalli. Ndonjëri mund të thotë, po që më kishte shkuar mendja? Nuk po them për babanë biologjik 🙂 nuk po them për atë. Po thoja për Satanin, të ligun, djallin, ati frymëror i atyre që nuk kanë Jezusin. Ja si e tha Jezusi…

Gjoni 8:38 Unë flas për ç’kam parë tek Ati im, dhe ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj.
Pra, paska dy etër…
Gjoni 8:39 Ata, duke u përgjigjur, i thanë: ”Ati ynë është Abrahami”. Jezusi u tha atyre: ”Po të ishit bij të Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit
Veprat e Abrahamit janë, të besosh Jezusin. Sepse Abrahami besoi kur Zoti iu shfaq dhe i tha se gruaja jote do të lindë një djalë, ai ishte Jezusi që iu shfaq. Abrahami i besoi atij.
Gjoni 8:40por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia; Abrahami këtë nuk e bëri. Sepse Abrahami i besoi Jezusit.
Gjoni 8:41-42 Ju bëni veprat e atit tuaj”. Prandaj ata i thanë: ”Ne nuk lindëm nga kurvërimi; ne kemi një Atë të vetëm: Perëndinë”. Atëherë Jezusi u tha atyre: ”Po të ishte Perëndia Ati juaj, ju do të më donit, sepse kam dalë dhe kam ardhur nga Perëndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai më ka dërguar.
Gjoni 8:44 Ju jeni nga djalli, që është ati juaj
Auuuu. Për 18 vite para se të zgjidhja Krishtin, jo babi im biologjik, por ai frymëror ishte djalli. Dhe ai i është abuzues, nevrik, akuzues, fajësues, i lodhshëm, torturues. Nëse je rritur në një familje abuzuese dhe me 100 të këqija, çdo gjë e keqe që ka ndodh në atë familje ka ardhë nga djalli, nga Satani. Nëse je rritur në një familje të mirë, çdo gjë e keqe që ka ndodhur aty herë pas here ka ardhë nga Satani. Ai është ati frymeror i gjithë atyre që nuk kanë zgjedhur Krishtin. Gjithë frikërat, zemërimet, inatet, mosfaljet, inferioriteti, dënimet e vetes, zvogëlimi i vetes, sikletet emocionale, fajësimi, hidhërimi, papastërtia, shthurja të gjitha vijnë nga Satani, nga ati që kishim atëherë. Por tani, kur zgjodhe Jezusin, ti u birësove në familjen e re dhe ti ke një Atë të mirë tani.

Dëgjova një histori për një familje që kishte birësuar një djalë tek 6-7 vjeç nga një vend i varfër. E morën nga jetimorja atje dhe e sollën në shtepinë e tyre. Ai në fillim, s’po ngopej më të mirat e asaj shtëpie, kishte dhomën e vet, krevatin e vet, rrobat e veta, atletet e veta, të gjitha për vete. Ishte rritur në jetimore, 20 fëmijë në një dhomë dhe rrobat dhe këpucët ia merrnin të tjerët. Pas ca ditësh e zonja e shtëpisë duke pastruar dhomën gjeti ushqime të fshehura nëpër dhomën e tij. Ai donte të sigurohej që do të kishte diçka për të ngrënë kur ta merrte uria. Ata i blenë rroba të reja dhe një ditë do të shkonin në një festë e zonja e shtëpise deshi t’ia hekuroste, por nuk po i gjente. Ai i kishte fshehur poshtë dyshekut se mos ia merrte njeri dhe ishin skrupullosur.

Ai fëmijë po sillet njëlloj sikur të ishte në jetimore, por tani ishte birësuar në një familje të re. Por iu desh kohë të përshtatej në familjen e re. Kështu jemi edhe ne, kur birësohemi në familjen e re, disa herë sillemi me huqet e vjetra, por jemi birësuar në një familje të re, me një at’ të mirë që na do, që kujdeset, që s’do të na braktisë, s’do të na lërë, që do të sigurojë për ne. Ai që dha Birin si nuk do të na japë gjërat e tjera që na duhen. Cila është e fundit në këtë familje të re? E vazhdojmë nesër…


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>