21 Mars

Plani i vazhdimësisë

"Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit, por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij. Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi." Psalmi 1:1-3

Ne të gjithë vijmë në këtë botë si të dëmtuar, të paaftë për të dalluar vetë të vërtetën nga e gabuara. Për shkak të mëkatit. Të gjithë ne kemi nevojë për ndihmë dhe na nevojitet çdo ditë. Ne thjesht nuk mund t’i besojmë vetes për të na udhëhequr. Sado e logjikshme ose e drejtë të na duket ajo mënyrë, në fund nuk do na pëlqejë përfundimi. Ja si tha një nga burrat më të mençur që ka njohur bota… 
Solomoni shkroi: “Është një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes.” (Fjalët e Urta 14:12). Gjithsesi, Perëndia ynë na e ka dhënë ndihmën që na nevojitet në Fjalën e Tij, Biblën. Është sistemi orientues më i mirë, i cili na mëson të zgjedhim rrugët e duhura në jetë dhe na tregon rrugën për në jetën e përjetshme përmes Krishtit! Përkushtohu ta lexosh atë rregullisht. 

Cakto një kohë çdo ditë. Fillo sot dhe do të fillosh të shohësh sa jetëndryshuese është miqësia me Perëndinë përmes Fjalës së Tij. Ti do të bekohesh vërtet shumë, siç thotë edhe psalmisti.

Pëshpërit një lutje:
Perëndi faleminderit që nuk me ke lënë pa drejtim, që nuk më ke lënë në det të hapur por më ke dhënë njerëz në jetën time, ke sjellë këtë lëvizje të madhe ku dishepujt kanë bërë dishepuj dhe Fjala ka arritur deri tek mua... Perëndi, Ti na ke dhënë Shkrimin që është i frymëzuar nga Ty o Zot dhe ai vendi ku mund ta fillojmë njohjen dhe krijimin e një marrëdhënie të ngushtë me ty. Në emrin Jezus, amen!


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>