22 Mars

A Është E Mundur Të Flasësh Me Perëndinë?

“Unë i këlthas me zërin time Zotit; me zërin tim i lutem Zotit. Para tij paraqes vajtimin tim, para tij parashtroj fatkeqësinë time.” Psalmi 142:1-2

Ka njerëz që mendojnë se kjo është e çuditshme, të flasësh me Perëndinë për jetën tënde, për problemet, sfidat e tua. A mund të bisedosh me të si me shokun/shoqen me të cilin po pi kafe apo si me dikë që e njeh dhe të njeh? 
Disa kanë merakun: a do ta bëja dot bisedën siç duhet? A do t'i flisja mirë? A do të më dëgjonte Ai? A i dëgjon Ai lutjet e mia? Ka njerëz që në mendjen e tyre kanë një Perëndi që është i ngarkuar me gjithë hallet e tjera të botës s’ka kohë të merret me mua. Ose i zemëruar me mua për ca gjëra që kam thënë ose bërë. A do të më kushtonte vëmendje Ai pa i thënë së pari: "Më fal të lutem për të gjitha gabimet, mëkatet, prapsitë…” Të paktën kështu mendoja dhe unë me parë.
A të duken të njohura këto mendime? Ose duhet një kod për të folur me Perëndinë? Nëse po, cili është Ai? A kujdeset Ai për mua, për problemet, ëndrrat, shqetësimet dhe meraqet e zemrës sime? Apo vetëm për gjërat e mëdha të botës?

Nëse ke pyetje të tilla në kokën tënde edhe këto foli në lutje me Perëndinë. Por dua të siguroj: Është e mundur të flasësh me Perëndinë nëpërmjet lutjes. Siç ishte vargu më lart, fol me të në çfarëdo situate që mund të jesh dhe kudo që të jesh. A do e ndalosh një moment tani ritmin e ditës dhe të flasësh me Të qoftë edhe për një minutë. 

Pëshpërit një lutje: 
O Atë, faleminderit që e dëgjon zërin tim edhe atëherë kur nuk kam besim dhe forcë mjaftueshëm për të bidesuar me ty. Perëndi lutem që do të kem një marrëdhënie të ngushtë me ty dhe do ta dëgjoj zërin tënd çdo ditë. Faleminderit që nëpërmjet Jezusit është hapur dera për tu drejtuar Ty, për të kërkuar ty në çfarëdo vendi që të jem, në çfarëdo situate që të jem.
Faleminderit Jezus, në emrin tënd lutem. Amen! 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>