Vargu i ditës: "Prandaj, ai që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në praktikë, mund të krahasohet prej meje me një njeri të zgjuar, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi shkëmb." Mateu 7:24
E ke parasysh atë shprehjen: "Aaaa posi, në teori kjo funksionon, po a funksionon në praktikë?" Pra thjesht hipoteza apo teori janë thjesht të tilla nëse nuk vihen në praktikë dhe nuk kanë kuptim për jetën e përditshme, sepse fundja, kujt i mungon informacioni në ditët e sotme?
Edhe porositë e ndryshme që merr nga prindërit, detyrat e shtëpisë nga mësuesja, punët e ndryshme që ke për të bërë nga detyrat që të janë besuar, nëse mbeten vetëm në letër dhe nuk bëhen atëherë, me siguri do të ziheshe me prindërit, do të ngelje në klasë dhe do të pushoheshe nga puna.
Dikush ka thënë: "Nëse njerëzit do të jetonin vetëm me torinë, shpellat do të ishim mbushur plot e përplot me intelektualë."
Jezusi është duke bërë krahasimin mes atyre që e vënë fjalën e Tij në zbatim dhe i quan ata njerëz të mençur. Është shumë e rëndësishmë të vihet re se të gjithë njerëzit ndoshta e dëgjojnë fjalën e Perëndisë por nuk e zbatojnë atë. Pra ai krahasimi mes njerëzve të zgjuar që e ndërtojnë shtëpinë mbi shkëmb dhe atyre që e ndërtojnë në rërë, nuk është se këta të fundit thjesht u ka rënë ta ndërtojnë shtëpinë në rërë por kanë zgjedhur kështu. Jezusi ishte duke i paralajmëruar ata siç edhe na paralajmëron neve sot, se është e rëndësishme të kesh themele të forta, të mira për të ndërtuar shtëpinë mbi shkëmb dhe gjëra si suksesi, arritjet apo edhe të tjera gjëra, janë si rëra dhe nuk janë bërë për t'u mbajtur për një kohë të gjatë për shkak se themeli është prej rëre. Prandaj edhe jeta jonë mund të duket si në rregull për njëfarë kohe por shumë shpejt do të shkërmoqet për shkak se është prej rëre. Jezusi na thotë që ta ndërtojmë shtëpinë mbi shkëmb, të qëndrojmë fort në fjalën e Tij dhe të kemi themelet e duhura që jeta jonë të mos shkërmoqet dhe të duket për njëfarë kohe, por të jemi të fortë kur të vijnë dallgët e forta të jetës. Krishti është shkëmbi ynë dhe nëse qëndrojmë fort tek Ai, kemi sigurinë që kemi themelet e duhura për të përballuar çdo gjë.
Pëshpërit një lutje:
Perëndi faleminderit për Fjalën Tënde dhe që kemi mundësinë të dëgjojmë dhe ta vendosim në praktikë që të kemi një jetë të qendrueshme në ty Zoti Jezus. Jezus, lutem që këtë mëngjes do ta vendos në praktikë fjalën Tënde dhe do ta ndërtoj jetën time mbi shkëmb, ku do të mbahem fort tek Ti... Lutem në emrin tënd, Amen.
3 Tetor