1 Gusht

Prezantoje me Botën!

Vargu i ditës: "Kremtoni Zotin, lutjuni për ndihmë emrit të tij, bëni të njohura veprat e tij midis popujve." Psalmet 105:1

Me siguri të ka zënë syri në televizor kur kanë ftuar një person të rëndësishëm dhe fillojnë dhe e prezantojnë me superlativa... filani, i diplomuar këtu, ka bërë këtë, nuk e ka bërë këtë, është kështu, është ashtu...

Njerëzit që e shohin, dashje pa dashje do ta prezantojnë në të njëjtën mënyrë edhe pse nuk e njohin fare. Ej e pe dje? Ishte ai... ai që ka bërë ato gjërat e mira... sa i mirë që ishte... sa i thjeshtë edhe pse ka aq famë! Gjëra të tilla mund t'i dëgjosh ndoshta të nesërmen në kafe... 

Dikush ka thënë: "Ajo që ti po thua më tregon çfarë ti je, por veprat e tua më tregojnë Kush ti je!

Si mund ta përshkruash Zotin kur shikon atë që Ai ka bërë për jetën tënde? Si mund ta prezantosh tek të tjerët? Si mund t'i bësh të njohura veprat e Tij? Përgjigjja mund të duket e komplikuar, por... është Jezusi! Ti je dishepull, je ndjekës i Krishtit dhe ti e prezanton Krishtin nëpër botë me gjërat që Ai ka bërë... Me Atë që Ai është... 

Pëshpërit Një Lutje: O Atë faleminderit që je kaq i mirë me ne. Faleminderit që dërgove Jezusin të vdesë për mua dhe unë do t'ia bëj të njohur botës sime Jezusin... Do t'i bëj të njohura veprat e Tua Perëndi... Ti je Zoti im, Ti je Shpëtimtari im... Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>