Kur shikon këtë pasazh do të shikosh sesi Jezusi na e tregoi procesin e plotësimit të një vizioni që ka ardhur nga Perëndia. Mateu 9:35–10:5
Lexoji këto 10 vargje dhe shiko se çfarë hapash ndoqi Jezusi:
1. Merr inisiativën, unë do t’i bindem asaj që po më kërkon Perëndia. “Jezusi kalonte nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat…” (9:35).
2. Atë që di thuaja të gjithëve. “…duke i mësuar në sinagogat e tyre dhe duke predikuar ungjillin e mbretërisë…” (9:35).
3. Ji vëzhgues dhe kupto se cila është gjendja e njerëzve përreth teje. “Por duke parë turmat…” (9:36).
4. Kërkoi Perëndisë të ndihmojë të dallosh një nevojë specifike dhe lejoje të rëndojë në zemër “kishte dhembshuri për to, sepse ishin… si delet pa bari.” (9:36).
5. Dallo se cila është diagnoza hyjnore. Cila është çështja që duhet zgjidhur?
''E korra është me të vërtetë e madhe, por punëtorët janë pak.” (9:37).
6. Lutu dhe kërko se çfarë hapash duhet të hedhësh që të plotësohet ajo nevojë.
“Lutjuni, pra, Zotit të të korrave, të dërgojë punëtorë në të korrat e tij''. (9:38).
7. Zgjidh një skuadër dhe fuqizoji ata për që të bëhen palë me ty.
“Pastaj Jezusi i thirri të dymbëdhjetë dishepujt e tij rreth vetes dhe u dha autoritet…” (10:1).
8. Fillo me hapa konkret sa më parë, për ta plotësuar vizionin që more.
“Këta janë të dymbëdhjetët që Jezusi i dërgoi…” (10:5).
A je duke u lutur për të filluar një shërbesë të re, kishë të re, diçka të re që të ka vënë Perëndia në zemër? Si janë këto 8 hapa? Cilin prej tyre nuk e kishe menduar më parë?
Pasazhin e Shkrimit mund ta lexosh te ky link: https://www.bible.com/bible/7/MAT.9.ALBB