5 Prill

Pse erdhi? Pse vdiq?

"Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave." Marku 10:45

Jezusi ishte njeriu i vetëm që ka zgjedhur të lindë, të vijë në jetë dhe është një ndër të paktët që vendosi të vdiste me dëshirë. Ai tha se arsyeja e vetme për ardhjen e Tij ishte që të vdiste për të paguar për mua dhe për ty. Ai erdhi për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave siç e thotë edhe vargu më lart.  

Jezusi tha se vdiq për ne. Fjala 'për' ka kuptimin 'në vend të'. Ai e bëri këtë sepse na deshi dhe nuk donte që ne të paguanim dënimin për mëkatet dhe fajet tona. Në kryq ai ishte duke thënë: "Po i marr unë këto mëkate përsipër, le të bien mbi mua." Ai e bëri këtë për ty dhe për mua. Edhe sikur ti ose unë do të ishim personi i vetëm në botë, Ai sërish do ta bënte atë që bëri. Pali shkruan te Galatasve 2:20 ku thotë: "... që më deshi dhe dha veten për mua." Ishte kjo dashuri arsyeja pse Jezusi e dha veten si çmim për shpengim tonë. 

Fjala 'çmim' vjen nga tregu i skllevërve. Një njeri i mirë mund ta blinte skllavin dhe ta çlironte më pas, por si fillim ai duhet të paguante çmimin e skllavit. Jezusi pagoi me gjakun e Tij, çmimin që ishte vendosur për ne, që ne të jemi të lirë

Pëshpërit një lutje: 
Perëndi faleminderit që erdhe në tokë dhe e pagove çmimin e mëkateve të mia dhe ky çmim ishte vdekja që ti e more mbi vete Jezus dhe e munde vdekjen kur u ringjalle. Perëndi lutem në emrin Jezus me falënderim këtë kohë Pashke duke nderuar sakrificën tënde në kryq dhe duke medituar mbi këtë vepër madhështore, që është e vetmja. Amen! 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>