23 Mars

Pse Më Duhet Bibla?

"Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur." Kolosianëve 1:13

A e ke gjetur ndonjëherë veten duke menduar: “Më mjafton që thjesht besoj se Perëndia është i vërtetë? Mjafton që thjesht e dua Jezusin? Pse më duhet Bibla? Pse ta lexoj atë?” 

Nëse e kap veten duke menduar këto gjëra, dua të kujtosh që ne si besimtarë, në momentin që marrim Jezusin si Zot dhe Shpëtimtar, ne jemi në luftë frymërore. Në fakt çdo njeri në këtë botë vjen si armik i Perëndisë sepse lindim mëkatarë. Dhe i ligu na ndikon vullnetin dhe dëshirat tona. POR Ai na nxorri nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e dritës në momentin që zgjodhe Jezusin. Në errësirë është përshkrim i mirë i asaj që jemi pa Perëndinë sepse drita e ndryshon dhe e mposht errësirën. Drita e nxjerr jashtë errësirën dhe drita na tregon ku të shkojmë dhe çfarë të shmangim. Dhe ndërsa ecim me Zotin, Fjala e Perëndisë është llampa, drita që na udhëzon. 

E di pse? Sepse bota na mëson të kundërtën e asaj që Perëndia do që ne të dimë dhe të bëjmë. Prandaj, pa mësimin e Perëndisë, do të jemi robër të filozofive të botës dhe të mashtrimeve të kota që gëlojnë nga do, nga tv, social media, shoqëria, natyra e vjetër, lakmia e syve, nga i ligu, nga bota përreth. Bibla, Fjala e Perëndia n amban të fokusuar tek parimet e tij, ne që u bëmë dritë, si ta shkëlqejmë atë përreth. 

Pëshpërit një lutje: 
Perëndi faleminderit që më nxorre nga pushteti i errësirës dhe më solle në dritë duke më shpëtuar. Zot lutem dhe besoj se Jezusi është Biri i Perëndisë dhe se vdiq në kryq për mëkatet e mia dhe u ringjall ditën e tretë sipas shkrimeve për të na shpëtuar përjetësisht nga pushteti i errësirës. Lutem që ndërsa jetoj në dritë do e përdorësh Fjalën tënde për të më udhëzuar në jetën e përditshme dhe për ta ndriçuar dritën tënde. Në ndihmo Perëndi që t'u tregoj njerëzve dritën që më dhe ti, në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>