"Por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit." Filipianëve 2:7-8.
Në botën tonë, njerëzit e rëndësishëm kanë tëndencën të shoqërohen me njerëz të tjerë që janë të rëndësishëm; ata e kërkojnë njëri - tjetrin. Të të shohin me njerëzit e duhur në vendet e duhura, mund të të çojë larg.
Kjo të jep jo pak konfuzion kur ne e shohim Perëndinë që ta përulë veten në mënyrë aq drastike përpara nesh. Po, për ne. Për ty dhe mua. Ne ishim arsyeja që Ai e la lavdinë e Tij. Ne nuk mund ta kuptojmë kurrë me të vërtetë sipas këndvështrimit tonë njerëzor, të paktën jo plotësisht. Ne e dimë se çfarë bëri Ai, por nuk e kuptojmë me raste arsyen.
Kur dikush që është më i madh se ne, e përul veten përpara nesh në ndonjë mënyrë, është veprim shumë i fuqishëm. Ne jemi të mrekulluar nga një përson aq të pushtetshëm dhe me atë lloj statusi, që bën një veprim të tillë. Kur dikush na jep një dhuratë që nuk e presim apo nuk e meritojmë, ne themi: "Oh, nuk ishte nevoja!". Por në fakt ky veprim na prek.
Pra, kur unë mendoj për Perëndinë tim në grazhd, e tund kokën me mosbesim. Por jam kaq mirënjohës që Ai e bëri këtë. Perëndia e përuli veten në atë mënyrë që edhe një bari i thjeshtë do ta kuptonte. Ndërsa ishte atje në grazhd, Perëndia po shpallte një lajmërim për të gjithë që do të vinin tek Ai. Ishte mesazh në heshtje, dhe ky mesazh na tregon që ne kemi shumë nevojë të dimë për Perëndinë tonë.
Si Krishti u bë njeri mund të jetë mister, por dashuria e Perëndisë nuk është mister.