Këtë pjesë nga Mateu 20:1–16, liderat duhet ta lexojnë shpesh sepse përshkruan hirin e Perëndisë, të ilustruar nga një pronar toke dhe punëtorët e vreshtit të tij. Liderat duhet të përqendrohen tek aftësia e Perëndisë, jo në aftësinë e tyre.
Punëtorët na tregojnë se si duken liderat kur i heqin sytë nga Perëndia dhe përqëndrohen tek vetja. Nëpërmjet kësaj shëmbëlltyre, Jezusi përpiqet të korrigjojë qëndrimet e gabuara. Ai po përpiqet të adresojë këto katër gjëra:
1. Mendja tek vetja: Ne ankohemi dhe murmurisim për pabarazitë. Fokusi më shumë në atë që po bëjme ne sesa në atë që po bën Zoti.
2. Krahasimi: Ne e shpërfillim hirin e Perëndisë sepse kemi mbetur duke u krahasuar me atë që kanë arritur të tjerët dhe jo se çfarë po bën Perëndia nëpërmjet nesh.
3. Supozimi: Ne supozojmë shumë kur bëhet fjalë për të marrë shpërblime dhe harrojmë se çdo bekim është dhuratë nga Perëndia.
4. Shtrembërimi: Kur i gjykojmë të tjerët si të padenjë, ne keqkuptojmë të vërtetën, që në fakt e gjithë mbretëria e Perëndisë është e ndërtuar mbi hirin e Tij.
Linku se ku mund ta lexosh Mateu kapitulli 20: https://www.bible.com/sq/bible/3298/MAT.20.AL