5 Maj

Si Mund Të Kem Një Martesë Për Së Mbari? 

Duke i kujtuar vetes së pari se kush e krijoi martesën, çfarë përfaqëson ajo, pse është e rëndësishme një martesë për së mbari?

1-Kur Perendia deshi të krijonte një portret të vetes së Tij në tokë, ai krijoi martesën. Perëndia thotë: Le ta vendosim imazhin tonë në tokë dhe krijon çiftin e parë, familjen e parë. Prandaj i ligu e urren martesën dhe po bën çmos që ta dëmtojë atë. Sepse Martesa është shëmbëlltyra e Perëndisë, reflektimi i Perëndisë në tokë.
Satani nuk e sulmoi Adamin kur ishte vetëm, por kur u martua; atëherë e sulmoi. Martesa është imazhi Perëndisë dhe kjo e frikësoi atë. Perëndia vetë është Tre në Një (me gishta përballë dhe anash)
Perëndia është një, por kur e shikon nga afër, dallon Atin, Birin dhe Frymën.
E njëjta është dhe Martesa. Martesa për së mbari, është kur janë tre në një. Burri, gruaja dhe Perëndia në qendër.
Këto martesa janë të forta, kur janë tre në një. Si mund ta vendosësh Perëndinë në qendër të martesës? Çfarë duhet bërë nga ana praktike që të duket se Ai është në qendër të martesës dhe se martesa juaj po e përfaqëson atë denjësisht?  

2-Çifti përfaqëson Perëndinë, trinitetin. Burri përfaqëson Krishtin ndërsa gruaja përfaqëson kishën, nusen e Krishtit. Sa duhet ta dojë burri gruan e tij? Aq sa Krishti deshi kishën. Sa e deshi Krishti kishën? Aq sa dha jetën e tij për të. Sa duhet ta respektojë gruaja burrin? Aq sa ç’duhet të respektojë kisha Krishtin.
Kur lexon këtë, çfarë mendon se duhet të bësh për martesën, fejesën, lidhjen tënde? Nëse je çun/burrë, çfarë sacrifice duhet të bësh, si mund t'ia tregosh më mirë gruas tënde që e do shumë? Nëse je vajzë/grua, a duket që e respekton burrin? A është e arritshme ta respektosh burrin aq sa kisha duhet të respektojë dhe nderojë Krishtin?  

3-Dy vetë kur martohen, hyjnë në Besëlidhje bashkë dhe sa herë e mbajnë besëlidhjen i thonë botës: Ja kështu është Perëndia ynë, na shiko neve. Ai e mban fjalën që ka dhënë, siç e mbajmë ne ndaj njëri - tjetrit sepse ne jemi reflektimi i Perëndisë. 
A po tundohesh, nxitesh për të mos e mbajtur Besën që ke lidhur në martesë? Ndoshta sepse je keq nga ekonomia, ndoshta sepse ke probelme të tjera, ndoshta sepse gjërat po shkojnë keq. Kur dëgjon shprehje: Derisa vdekja të na ndajë, a të nxit që të mos heqësh dorë dhe të bësh pjesën tënde të besëlidhjes apo të është ngurtësuar zemra dhe s'te bën më përshtypje?  

Cila nga këto të treja është me lehta? Po më e vështira?
Mos hiq dorë nga Besëlidhja jote me gruan/burrin e rinisë tënde. Satani e urren martesën dhe po përpiqet fort ta prishë atë. Sepse martesa: Përfaqëson Perëndinë në tokë, përfaqëson Krishtin dhe Kishën e Tij, përfaqëson Besëlidhjen e Re. Nese nuk po ia del dot vetë, kërko ndihmë, këshilla, lutje për martesën tënde.  

Le të kemi martesa që nderojnë Perëndinë, na sjell kënaqësi dhe është dëshmi për ata që të njohin. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>