6 Shtator

Shembulli i Ditës!

Vargu i ditës: "Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën." Romakëve 12:21

Si qenie njerëzore shpesh biem në lakun "sy për sy e dhëmb për dhëmb". Ka situata të ndryshme ku edhe pse nuk reaguam kur ishte rasti, prapë nuk na zë gjumi dhe bëjmë çmos për ta sjellë rastin që t'ja "lajmë" atë që ai apo ajo na bëri. Të ka ndodhur edhe ty? 

Keni parë ndoshta ndonjë fëmijë të vogël që është duke luajtur në qejfin e tij dhe vjen dikush që e ngacmon. Fillojnë zihen dhe prindërit ndoshta janë duke pritur me zemër në dorë; a do t'ia kthejë fëmija i tyre? Nëse jo është frikacak ka ngjarë nga gjyshi nëse po, "Bravo, nuk i ke lënë gjë tyt eti!" dhe fillon një ndjenjë krenarie boshe që më vonë kthehet në boomerang sepse familje të ndryshme fillojnë të trokasin te dera e shtëpisë për “bëmat” e fëmijës tënd... Ti nuk e do këtë apo jo? 

Dikush ka thënë: "Kjo është mënyra e paqes; Munde të keqen me të mirën, gënjeshtrën me të vërtetë dhe urrejtjen me dashuri."

Ne jetojmë në një kohë dhe në një botë ku t'ja kthesh tjetrit jo vetëm që pritet nga ty por madje kjo merr duartrokitje! Ne jetojmë në botën e grushtit, dhunës, larjes së hesapeve me apo pa arsye madhore. Kjo është receta e katastrofës për ne si shoqëri. Këtë na kujton vargu sot që nuk duhet të bëhemi e keqja që kaq shumë i rezistojmë sepse këtë ka bërë Perëndia me ne në Krishtin. Perëndia zgjodhi të shpengonte me anë të Jezusit dhe e keqja u mund nga sakrifica e Tij në kryq, për ty, për mua edhe për të gjithë ne. Kështu shërohet bota. Jezusi në kryq tha: "Fali Atë se nuk dinë çfarë bëjnë" dhe ky është qëndrimi që duhet të kemi ne vend që ta kthejme të keqen me të keqe. Zgjidh ta zbatosh vargun në jetën tënde dhe do të shohësh që do të ndryshosh faqen e shoqërisë, familjes dhe sferës tënde të influencës. 

Pëshpërit një lutje: 
Perëndi, të jam mirënjohës për sakrificën tënde. Faleminderit që e munde të keqen me veprën tënde të përjetshme të shpengimit. Perëndi, lutem që do të kapem fort pas këtij vargu dhe të të nderoj ty Zoti im... Zot lutem për këtë brez që do ta kuptojë se e keqja mundet vetëm me të mirën dhe se Ti Jezus e bërë të mundur këtë mijëra vite më parë me vdekjen dhe ringjalljen tënde... Lutem në emrin tënd Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>