17 Qershor

Si e Jotja

Vargu i ditës: "Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria." 1 Korintasve 13:13

E ke menduar ndonjëherë si mund të ishte bota nëse do të kishte më shumë dashuri? Nëse gjithçka do të bëhej me dashuri? Tani, nuk mund të përgjigjesh si Miss Universe që thotë: "Paqe në botë!" pavarësisht pyetjes, por vërtet, lufta, krimi dhe korrupsioni e shumë të tjera do të uleshin në mënyrë drastike në mos do të zhdukeshin fare.

Nëse ka dashuri, atëherë ka shpresë, ka besim, ka harmoni, ka dashamirësi, mirëkuptim dhe gjithçka tjetër e bukur, e mirë. Dashuria është thelbi, kjo është më e rëndësishmja. Nëse kemi dashuri, të gjitha të tjerat mund të bëhen. 

Bibla thotë - Jezusi: "Duaje Perëndinë me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën tënde. Duaj tjetrin porsi vetveten." 

Pra në thelb është dashuria. Të duash Perëndinë, të kesh dashurinë e Tij, do t'i shohësh gjërat më ndryshe, njerëzit më ndryshe dhe gjithë perspektivën tënde mbi jetën. Prandaj edhe ajo që tha Jezusi është më e rëndëishmja nga të gjitha dhe më e madhja nga këto është dashuria, sepse të duash Perëndinë dhe të duash njerëzit është themelore.  

Pëshpërit Një Lutje:

O Atë, lutem që do të kem një dashuri si dashuria jote, që do t'i shoh njerëzit me sytë e zemrës tënde dhe se do të dua ty me gjithë zemër Zot. Faleminderit Perëndi që më do pa kushte. Të falenderoj dhe lutem për një dashuri të tillë ne emrin Jezus. Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>