5 Gusht

Të Dua Armiqtë?!

Vargu i Ditës: "Por ju t'i doni armiqtë tuaj, bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë, dhe shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe ju do të jeni bijtë e Shumë të Lartit, sepse ai është mirëdashës me mosmirënjohësit dhe të mbrapshtët." Luka 6:35

Sa i kundërt është ky varg me botën që jetojmë sot. Të japësh hua pa patur shpresë se do e marrësh mbrapsht? Si ore?! Po ne prishemi me vëllanë, babanë, tezen, hallën për një copë tokë, për një borxh që i ndjeri ka patur që në kohën e Zogut. 

T'i duam armiqtë tanë? Si mund ta duash dikë që e ke armik? A nuk duket që nga emrin, armik? Armikut ku e ku t'ja gjejmë anën, jo ta duam. Armiku nuk mund të duhet. Ti do ata që të duan edhe ty, pikë. Nëse tjetri nuk të do, udha e mbarë dhe vazhdo programin. Kjo është bota sekularë e mbushur plot me filozofi.

Bibla thotë - Jezusi: "Por unë po ju them: "Duajini armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe luturni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin." 

Këtë bëri Jezusi. Kjo pritet edhe nga ne. Perëndia është i dashur me mosmirënjohësit dhe të mbrapshtit. Dhe kur japim nga zemra kur i duam armiqtë tanë dhe lutemi për ata, kjo e nderon Perëndinë. Ata janë bërë gjithashtu në imazhin e Perëndisë dhe përqasja jote mund t'i sjellë te Perëndia. Ky është shpërblimi ynë, do të jemi bij të shumë të lartit.

Pëshpërit një lutje
Perëndi faleminderit për këto mësime të mrekullueshme. Faleminderit Perëndi që erdhe në tokë për mua dhe për armiqtë e tu, Jezus ti vdiqe për ata dhe për mua. Perëndi, unë do të lutem për armiqtë e mi sepse Ti do të ma japësh forcën o Zot, për ti dashur siç i do ti. Lutem dhe e kërkoj këtë në emrin tënd, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>