Këtë javë po shikojmë si të zgjidh një konflik, tension, shtatë hapa praktikë. Nëse nuk i ke lexuar 3 hapat e parë të nxis ti gjesh dhe lexosh te Grimca Shpresë që janë hedhur të hënën dhe të martën. Sot le të shikojmë hapin katër nga shtatë.
4. Dëgjo se çfarë lëndimi ka dhe çfarë mendon ai/ajo?
Si fillim të krijohet ideja që konflikti fillon për shkak të ideve të ndryshme por në fakt është më shumë lëndim emocional sesa keqkuptim idesh. Dikush u lënduar kur dëgjoi atë gjë. S’e di a e ke dëgjuar shprehjen, njerëzit e lënduar, lëndojnë të tjerët.
Duket sikur njerëzit që janë të ngopur me dashuri e japin kollaj atë, njerëzit që jane plot me qetësi iu japin qetësi edhe të tjerëve. Por nëse jam plot me lëndime, atë kanë, kështu që atë do të japin. Sa më shumë lëndohem aq më shumë do të lëndoj edhe të tjerët.
Ja të them, diçka që ka lidhje me martesën, punën, çdo lloj mardhënie. Kur njerëzit e ndjejnë që nuk po iu dëgjohet zëri, nuk po vlerësohen, nuk po iu kushton njeri vëmendje, ata tensionohen, inatosen. Iu duket sikur po përçmohet dinjiteti i tyre.
Nëse do të lidhesh dhe sqarosh tensionin, konfliktin fillo të krijosh shoqëri, të thellosh shoqërinë mos e fillo me atë që ke ti për të dhëne, fillo duke e kuptuar tjetrin, si ndihet ai/ajo, si është. Bëj këtë para sesa të kërkosh që ai/ajo të kuptojë ty.
Filloje me nevojën e tyre, ku janë lënduar ata, tek çfarë gjërash kanë interes ata. Dhe mos dëgjo vetëm fjalët por jepi vëmendje emocionit që po përcjell ai person. P.sh. kur e pyet dikë, po si je, mire jam mire thoë ai/ajo. Por ti e di, e kupton që ajo përgjigje nënkupton, që nuk është mirë fare, e ka një hall.
Te Jakobi thuhet, i shpejtë në të dëgjuar, i ngadaltë në të folur, dhe i ngadaltë në zemrëim. Nëse bën dy te parat e treta ndodh vetë, nëse je me shumë dëgjues sesa po fol, natyrshëm do të jesh më i ngadaltë në zemërim. E kundërta, nëse nxehesh shpejt ka shumë gjasa je i shpejtë në të folur por i ngadalshëm në të dëgjuar. Prandaj Perëndia na ka dhënë dy veshë dhe një gojë, që së pari të dëgjojmë me vemëndje se çfarë perspektive, çfarë mendon ai/ajo së pari. Gjithmonë dëgjo para se të flasësh.
Filipianeve 2:4-5 nënkupton—kaloje vëmendjen nga nevojat e tua tek nevojat e të tjerëve. Sepse kështu je më shumë si Jezusi, kur fokusohesh tek nevojat e të tjerëve në vend të nevojave të tua. Jezusi, kur vdiq në kryq, e kishte mendjen te nevojat tona. Ai tha, Fali o Atë dhe po paguante për ne.
Natyrshëm ne e kemi mendjen që të na kuptojë ai ne, ndërkohë që Shkrimi thotë, jojo, mendo për atë një herë, së përi mendo për të, pastaj për veten tënde. Po e mbyll me këtë varg të bukur për sot: Romakëve 15:2 Secili nga ne le t'i pëlqejë të afërmit për të mirë, për ndërtim.
Për të mirë, për të mirën e tij/saj dhe me mendjen që do e ndërtoj këtë person.