A je i ngopur nga jeta. A je i kënaqur edhe pse po bën shumë gjëra, shumë përpjekje? Me tënden po bën çdo gjë të mundur POR nuk je i ngopur? Është sikur je i uritur, ke shumë uri, shkon te frigoriferi, ke shumë opsione por nuk të hahet asgjë nga ato që ke aty.
Është një këngë e Bono, U2, “I still haven’t found what i am looking for.” Akoma s’e kam gjetur atë që po kërkoj? Kush e njeh si këngë? Bono thotë, çfarë nuk provova, bëra këtë, e bëra atë, por kam një dëshirë të madhe, që s’po e ngop dot sepse nuk e kam gjetur tamam—tamam atë që po kërkoj.
Kurse Jezusi thotë: Unë do të jap një vakt për të ngrënë dhe pirë, që Do Të Ngopë.
Mateu 5:6 Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen.
Ata do të NGOPEN…
Nga kjo lumturi do të jenë 5 grimcat e kësaj jave, ja te fillojmë me të parën:
Nese nuk ndihesh i ngopur me ato që ke, mendo për një moment Solomonin, mbretin më të mençuar dhe më të pasur që ka njohur bota. Aq pasuri kishte saqë argjendi ishte si gurët e rrugës. Ai ka shkruar Fjalët e Urta, kaptuj të bukur dhe plot urtësi. Pastaj shkruan një libër të trishtë, që quhet Predikuesit. Me gjithë mend ato 12 kapituj, shumica që lexon aty të streson, sepse ai thotë, kam ngrënë çdo gjë që kishte frigoriferi dhe përsëri nuk jam ngopur. Kot janë të gjitha:
Predikuesit kapitulli 1: Solomoni thotë provova dijen, shkollim. Në kohën tonë do thonte: Po të mbaroja shkollën, çdo lloj nivel edukimi, barchelor, master, doktoraturë dhe çdo lloj trajnimi kursi, atëherë do të jem i lumtur. Por e mbyll duke thënë: Është kotësi, tymnajë, është kot…
Pastaj te kap.2 ai mbaroi me studimet, filloi me punimet. Më duhet një punë për së mbari, një makinë e mirë, një cik status, punë që bien në sy. Por e mbylli duke thënë, puna nuk më ngopi, karriera, arritjet nuk më ngopin, ndoshta duhet të jem drejtor, pergjegjes, team leader, shef, pronar… Por tha është kotësi, tymnajë, është kot…
Ai ndërtoi disa lloje shtëpish, me bahçe, me vreshta me pemtari. Bleu anije, motor skafe, me ato all inclusive brenda. Pastaj tha është kotësi, tymnajë, është kot…
Pastaj te kap.5 lëshohet pas diçkaje tjetër: gra, verë, muzikë. Jasha, jasha… Hajde bëjmë party çdo ditë, do e mbushet Club-ni plot me goca. Madje thuhet te …
1 Mbreterve 11:3 Ai pati si bashkëshorte shtatëqind princesha dhe treqind konkubina…
Por në fund tha; është kotësi, tymnajë, është kot…
Ja si e mbylli kërkimin e tij për tu ngopur Solomoni, pasi shkroi 11 kapituj të trishtë, pasi i quajti kotësi, tymnajë, jetë pa lidheje, kot fare të gjitha të tjerat, ne fund e mbyll keshtu:
Predikuesit 12:13 Si përfundim, pasi u dëgjuan të gjitha, druaje (ki frikë) Perëndinë e zbato urdhërimet e tij, se kjo është gjithçka për njeriun.
Si përmbledhje, si përfundim, Ki Frikë Perëndinë, dhe Bëj Atë Që Të Thotë Ai.
Jezusi përdori një fjalë tjetër, kur u tundua nga djalli në shkretëtirë për 40 ditë, në vend të shprehjes “Ki Frikë Perëndinë”ai tha “Adhuro Perëndinë”.
Adhurim është një nderim i lartë, ti do që ta takosh atë, por kur shkon për ta takuar shkon i/e përulur, me qëndrim adhurimi dhe nderimi. Ka shumë që thonë, e dua Zotin, e adhuroj Zotin, Ai është për mua s’ka tjetër. POR kur vjen puna për të bërë çdo gjë që thotë Ai, aty është tjetër muhabet.
Shiko çdo njeri ka gjuhën e dashurisë, për mua janë fjalët afrimuese. Unë marr dashuri nga gruaja ime kur më thotë fjalë afirmuese.
A e di cila është gjuha e dashurisë së Perëndisë? BINDJA! Nëse më doni zbatoni urdhërimet e mia. Perëndia e kupton dashurinë tënde kur ti bën atë që ka thënë Ai.
Shën Agustini "Ti na ke bërë për vete, o Zot dhe zemrat tona nuk gjejnë qetësi derisa të pushojnë në Ty".
Kjo është pjesa e parë nga pesë. Ndiqe nesër për vazhdimin e pesë grimcave nga Mateu 5:6