21 Korrik

Dituria e Lavdisë Tënde!

Vargu i ditës:"Sepse dheu do të mbushet me diturinë e lavdisë të Zotit, ashtu si ujërat mbushin detin." Habakuku 2:14

A ka ndonjë kufi për diturinë? A ka një moment ku dikush mund të thotë se i di të gjitha? A do ta doje një dituri të tillë? Mendoj se përgjigja është "Po!". A është e mundur? Kësaj mund t'i përgjigjesh ti. 

Dituria është një aset shumë i rrallë dhe tepër i vlefshëm për jetën. Është shumë e vështirë me raste për të patur pranë vetes njerëz të ditur, drejtues të ditur, shefa të ditur, udhëheqës të ditur, mësues të ditur... Ata do të ndryshonin botën dhe mënyrën si mendojnë të tjerët për shkak se do të fusnin vlera të tjera në sistemet botërore. 

Bibla thotë - Solomoni: "Dituria është më e vlefshme se ari!"

Pra dheu do të mbushet me diturinë e lavdisë së Zotit dhe do të vërshojë fuqishëm. Njerëzit do ta njohin Perëndinë dhe lavdinë e Tij. Dituria është më e vlefshme se ari, se çdo gjë, por për çfarë mund të shërbejë gjithë ajo dituri? Lavdia e Perëndisë duhet të njihet nga të gjithë, edhe nga ty

Pëshpërit Një Lutje

O Atë, faleminderit që kemi mundësinë të njohim lavdinë tënde. Zot, dua të të njoh më shumë Perëndi dhe të mësoj më shumë rreth teje dhe vullnetit tënd. Zot lutem që do ta kem këtë mendësi çdo ditë. Në emrin Jezus lutem. Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>