26 Korrik

Tërësisht i Pajisur!

Vargu i ditës: "I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim më drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë." 
2 Timoteut 3:16 17

Të ka ndodhur ndonjëherë të kesh shkuar diku dhe të kesh harruar diçka? Po kur i harron të gjitha? Edhe fillon të ndjesh atë pasigurinë sepse nuk je plotësisht i pajisur për një udhëtim, punë, diçka tjetër që mund të vijë. 

Kur je i përgatitur dhe i pajisur me gjërat që të duhen, atëherë nuk ke pse të improvizosh. Nuk ke pse të kesh këto pasiguritë që të japin ankth dhe fillon të dënosh veten kot së koti. Duhet të jesh i përgatitur për të përballuar situatat e jetës, sfidat, emocionet e mira dhe të këqija... 

Dikush ka thënë: "Me një plan të mirëmenduar, me pasion dhe këmbëngulje, mund të arrish synimet që të ka dhënë Perëndia!"

Çfarë do të thotë të jesh i pajisur plotësisht për vepra të mira? Të mësosh nga Shkrimi, sepse ai është manuali i dijes; të bindesh, që je mëkatar dhe që ke nevojë për Perëndinë; të ndreqesh sepse ke gjëra për të përmirësuar dhe ndryshuar si edhe edukim me drejtësi... Ti do që të bësh vullnetin e Perëndisë, ti do që të jesh plotësisht i pajisur për çdo vepër të mirë sepse i ngjan më shumë Jezusit kur je i lidhur me Shkrimin dhe ndjek këtë manual që Perëndia ka vendosur për ty...

Pëshpërit Një Lutje

Perëndi faleminderit që na ke dhënë letrën tënde të dashurisë, Biblën që ne të mësojmë të jemi të përgatitur dhe të pajisur për gjërat që na sjell jeta... Që të mësojmë të varemi prej teje... Jezus, lutem që do të kem në mendje që të meditoj mbi Fjalën tënde Zot dhe do të pres nga Ti... Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>