25 Korrik

Unë jam vepra jote!

Vargu i ditës: "Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to." Efesianëve 2:10

E ke parasysh kur babi ose mami mburrej me ty? Më ngjan mua sepse... Edhe kjo zakonisht ndodh për gjërat pozitive që mund të kesh. Nëse nuk i ke ca gjëra në rregull me siguri ngjan nga dajat... 

Edhe për sukseset që mund të kesh në jetë, del mirë në shkollë, je i përulur, i dashur dhe bën gjëra të mira, edhe këtu prindërit mund të krenohen se kanë rritur një fëmijë të mirë, të zotë për të qenë i denjë për shoqërinë dhe për të sjellë ndryshim me qëndrimin dhe veprimin e tij/saj. 

Dikush ka thënë: "Në fund të ditës, çelësi për suksesin e një fëmijë, është përfshirja pozitive e prindërve në jetën e tyre!"

Po sikur ta kthejmë nga ana tjetër? Ne jemi vepra e krijuar nga Perëndia. Jemi të krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira... Ne ecim në ato vepra. Ati ynë qiellor vazhdimisht është përfshirë në procesin tënd të jetës dhe Jezusi është krenar dhe i kënaqur që i ngjan Atij pas çdo vepre te mirë që bën pasi ke marrë shpëtimin... 

Pëshpërit Një Lutje

Perëndi faleminderit që më krijove, që më solle në këtë jetë që unë të jem ndikim për të tjerët. Faleminderit që mund të them me plot gojë çdo ditë që unë jam vepra jote... Lutem që kjo do të jetë kujtesa ime sot... Unë jam vepra jote kudo që ndodhem... Lutem në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>