6 Tetor

Ti je i Mëshirshëm

Vargu i ditës: "Cili Perëndi është si ti, që fal paudhësinë dhe e kapërcen shkeljen e mbetjes së trashëgimisë së tij? Ai nuk e mban përgjithnjë zemërimin e tij, sepse i pëlqen të jetë i mëshirshëm. Mikea 7:18

A ke qenë ndonjëherë i zemëruar? I mërzitur? Ke menduar ndonjëherë se ky inat nuk ka për të mbaruar kurrë dhe do të vazhdojë derisa vdekja t'ju ndajë? Epo... ndodh edhe kjo dhe ka shumë njerëz që janë shumë të zemëruar dhe shumë të inatosur dhe e mbajnë inatin për një kohë të gjatë, në mos gjithë jetën. 

Por nga ana tjetër ty të pëlqen të të falin dhe të të falin shpejt dhe është ndjenja më e bukur në botë kur je i falur sepse është barrë e madhe të mbash ndërgjegjen e ngarkuar duke u ndjerë i turpëruar dhe në faj... 

Dikush ka thënë:"Mëshira në dukje tregon dobësi, por asnjë zemër nuk është e fortë mjaftueshëm për ta refuzuar!" 

Profeti Mikea është duke i folur këto fjalë që janë gati në fund të librit të tij që gjendet në Bibël. Në shumë nga profecitë e tij është duke i thirrur drejtuesit për gjërat e paperëndishme që janë duke bërë dhe është duke i thirrur popullin e Perëndisë që të ndihmojë të varfërit. Mikea është duke e ekspozuar mëkatin dhe këtu na kujton se pavarësisht sa i madh është mëkati në jetën tonë dhe sa larg mund të shkojmë nga e vërteta e Perëndisë, Perëndia është i mëshirshëm. Shiko se sa shumë shpresë ka në këtë varg dhe le të ulemi për një sekondë dhe të shohim të vërtetën e këtyre fjalëve. Jezusi shkoi me vullnet të plotë në kryq që të mundë mëkatin tonë, që të na japë mëshirë dhe jetë të përjetshme. Ne ishim të ndarë nga Perëndia, por tani për shkak të Jezusit dhe për shkak të asaj që Ai bëri, ne jemi të shpëtuar dhe na pret qielli. Dikur ishim të humbur por tani për shkak të mëshirës së Perëndisë, mund të kemi jetë dhe ta kemi me bollëk. Perëndia është treguar shumë i mirë me ne dhe Ai është i mëshirshëm dhe plot hir. Nuk ka asnjë mëkat që nuk mund të mundet nga fuqia e kryqit dhe nuk ka asnjë gjë që ti mund të kesh bërë dhe të jetë e pafalshme për Perëndinë. Sot dua që të marrësh mëshirë dhe hir në vend të turpit dhe fajit që je duke ndjerë dhe të inkurajohesh që ta falënderosh Perëndinë me fjalë, me vepra dhe në adhurim duke i shprehur kështu mirënjohjen ndaj tij.

Pëshpërit një lutje: 
Perëndi faleminderit që je kaq i mëshirshëm dhe i hirshëm dhe se zemërimi yt nuk zgjat përjetë. Perëndi faleminderit për atë që bëre në kryq dhe që e hoqe mëkatin tim. Zot, sot dua të pranoj faljen dhe hirin tënd në vend të turpit dhe fajit tim dhe lutem ta nis me ty këtë ditë... Lutem në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>